Vende

Chamois, fshati pa makina


Të shkosh në “një botë tjetër” në vetëm pesë minuta. Kjo është e mundur në fshatin e izoluar malor, Chamois.

Fshati i Italisë, në shpatet e thepisura të Luginës Aosta në veri-perëndim, është i vetmi që nuk arrihet me makinë.

Grupi i shtatë fshatrave që përbëjnë Chamois është i lidhur përmes shtigjeve dhe rrugëve të shkelura vetëm nga këmbët, biçikletat dhe traktorët.

Deri në vitet 1960, makinat nuk ishin as në radar. Në 1 mijë e 815 metër në lartësi, Chamois arriti t’u “shpëtonte” autostradave dhe trafikut.

Zhvillimi i infrastrukturës së transportit të Italisë, gjatë lulëzimit ekonomik të vendit, ndodhi në fillim të viteve 1960.

Fshatarët e shekullit XVIII e gjetën veten duke vendosur nëse donin të “përqafonin” epokën e automobilave.

Ata zgjodhën të mos e bëjnë këtë.

Në vitin 1965, 95 për qind e banorëve të qytetit votuan kundër një rruge, e cila do t’i lidhte me luginën poshtë. Por, ata nuk po këmbëngulnin për izolim.

Në vend të kësaj, banorët e Chamois kërkuan ndërtimin e një teleferiku për të zëvendësuar gjurmën e vjetër të mushkave, e cila kishte qenë prej kohësh rruga kryesore lart e poshtë në kodër.

Me një lidhje me fshatin më të afërt të Buisson në luginë, Chamois do të kishte lidhje dhe me vende të tjera të Italisë.

Teleferiku i parë ishte i vogël, por u dha mundësinë njerëzve të lëviznin lart e poshtë malit. Ngjitja në teleferik 700 metra zgjati vetëm disa minuta.

Në vitin 2001, u vendos një teleferik më modern, me të cilin mund të transportonte më shumë pasagjerë pa u shqetësuar.

Pavarësisht udhëtimit të shkurtër në luginë, Chamois vazhdon të tkurret.

Popullsia, e cila dikur numëronte afërsisht 350, tani është në rreth 100 banorë. Banorët e saj mbeten të vendosur për të shfrytëzuar mundësitë që jep vendi me projekte të qëndrueshmërisë, si sistemet e energjisë së rinovueshme.

Në të vërtetë, Chamois është një nga 19 fshatrat “Perlat Alpine” që gjenden në Alpet e Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.

Megjithëse është i izoluar, Chamois ende tërheq vizitorët të etur për një shpejtësi më të ngadaltë, pamje të Matterhorn dhe aktivitete në natyrë.

Në verë, çiklistët dhe shëtitësit eksplorojnë zonën me një ritëm të ngadaltë.

Në dimër, skiatorët zbresin poshtë 16 kilometra në shpate të paeksploruara.

Minutat e pakta që ndajnë Chamois nga lugina më poshtë janë të mjaftueshme për ta mbrojtur atë nga shpejtësia e jetës moderne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore