Shqipëria

Çfarë u tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit?


Këtë të hënë të 12 shkurtit është mbledhur Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, ku një nga temat kryesore të diskutimit ishte protesta e 20 shkurtit.

Deputeti Flamur Noka është shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.

“Mbledhja vetëm një pike : aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratet. Kemi vetëm 8 dite para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, tha Noka.

Nga ana tjetër, Myslim Murrizi është shprehur: Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???.

Ndërsa, deputeti Edi Paloka ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim do të jenë në bazë.

“Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, u shpreh ai.

“Kanë ngelur edhe 8 ditë. Ne duhet të jemi të gjithë në terren. Sot grupi i PD zhvilloi mbledhjen e parë në PD, pas kaq kohësh. Duket si formalitet, por është një hap i madh, drejt bashkimit të të gjithë strukturave të opozitës. Tani që Berisha është në ato kushte që është, duhet të bëjmë 10 herë më shumë”.

Deputeti Bujar Leskaj është shprehur se duhet një mbledhje më e gjatë për të bërë një analizë të situatës mes demokratëve, ndërsa shtoi se duhet të parashtrohen idetë për Kodin Zgjedhor, pasi ka problem me mungesën e koalicioneve parazgjedhore.

Ai ka shtuar se nuk duhet të hiqet dorë nga listat e hapura si edhe procesi i primareve.

“Kryefjalë është protesta e datës 20. Jam dakord te fokusohet puna për pjesëmarrjen. Por na duhet mbledhje me e gjate për një analizë. Faktor te brendshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë. Duhet te shohim faktorët pengues dhe dobësitë. Të dimë thellë ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program të qartë”.

Përfundon mbledhja e grupit të Bardhit dhe Rithemelimit, në fokus protesta e 20 shkurtit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore