Jetesë & Stil

Çfarë profesionesh kishin këta këngëtarë para se të bëheshin të famshëm?


Jo të gjithë kanë privilegjin të vijnë nga një familje milionerësh, përfshirë këtu ikonat e muzikës botërore të cilët sot shijojnë suksesin për të cilin kishin punuar fuqishëm!

Kanye West – Ndihmës shitës në GAP

Para se të prodhonte linjat e tij të shitjes “Yeezy”, Kanye kishte punuar në botën e modës që kur ishte 15 vjeç.

“Është qesharake që kam punuar në Gap kur isha në shkollë të mesme, por më duket sikur ai vend ishte një inspirim për rrugën time krijuese” tha ai për Paper Magazine.

Aso kohe, Kanye, nuk ishte edhe aq shumë i fokusuar në prodhimin e rrobave, por intuita i tregonte ndryshe.

“Unë i doja pëlhurat, i doja ngjyrat, i doja proporcionet. E dija që e ardhmja ime do të jetë diçka rreth artit.” shtoi Kanye.

Beyoncé – Pastruese flokësh në parukeri

Beyoncé ishte me fat që lindi në një familje mjaft të qëndrueshme ekonomikisht.

Nëna e saj, Tina, ishte një parukiere dhe pronare e disa salloneve të tilla ndërsa babai i saj, Matthew, ishte një menaxher shitjesh për Xerox.

Sipas dokumentarit të saj “Life is but a dream”, ajo paratë e para nga një punë i fitoi duke larë flokët klientëve të nënës së saj, në një nga sallonet e saj në Hudson.

Eminem – Kuzhinier në restorantin Gilbert’s Lodge

Para se Eminem të bëhej i famshëm si njëri ndër rep artistët më të suksesshëm, ai kishte një profesion krejt tjetër.

Larg famës dhe koncerteve, ai ishte një kuzhinier i zellshëm në restaurantin “Gilbert’s Lodge” në Michigan.

Ndryshe, njëri ndër talentet e “fshehta” të Eminem është edhe vizatimi. Në disa intervista ai nuk ka hezituar ta theksoj se nëse nuk do të bëhej i famshëm në muzikë, me siguri që do të bëhej një artist i librave komik.

Nicki Minaj – Shërbyese në restorantin Red Lobster

Para se të bëhej e famshme, Nicki Minaj ka punuar si një shërbyese në restorantin Red Lobster në Bronx.

Por fatkeqësisht, paga e saj e mirë mujore nuk arriti ta mbaj larg problemeve me klientët e restorantit.

Në fakt, sipas saj, ajo ka humbur më shumë se 15 vende pune para se ajo të bëhej rep artiste.

“Kam qenë e pushuar nga puna të paktën 15 herë për shkak të sjelljeve të mija të tmerrshme, betohem që isha shumë e keqe” tha ajo per Billboard.

Bruno Mars – DJ

Para se Bruno Mars të ishte një emër i famshëm që rrëmbeu gjashtë çmime të Grammy’s brenda vetëm një natë, ai ishte një i ri që po përpiqej të mbijetonte me punën e një DJ.

Kushtet e tij financiare nuk ishin në nivel, sa që kishte pengesa edhe për ta paguar qiranë.

“Realiteti më goditi keq, prandaj unë fillova punën si DJ. Ishte një budallallëk i vërtetë. Fitoja pak para sa që nuk më mjaftonin as për të paguar qiranë. Gjithsesi, e kam humbur atë punë shumë shpejt. ” tha Mars për EW.

Madonna – Shërbyese në Drunkin’ Donuts

Shumë kohë përpara se të bënte vendin e saj si “Mbretëresha e Popit”, Madonna filloi rrugën e saj duke shërbyer ushqime në Dunkin ‘Donuts në Times Square të New York.

Por, ylli i hitit “The Material Girl” nuk e zgjati punën shumë, pas vetëm një dite ajo menjëherë u pushua nga puna për hedhjen e një deserti në të gjithë fytyrën e një klienti.

Gwen Stefani – Punëtore në restorantin e njohur për akullore “Dairy Queen”

Duke u kthyer në kohë, kujtojmë se Gwen Stefani ka punuar në restorantin e akulloreve dhe ëmbëlsirave, punë kjo që më vonë doli të jetë një veprim me vend drejt karrierës së saj sepse nga aty lindi edhe grupi i saj i parë muzikor.

Grupi i saj i parë muzikor “No doubt” ishte i formuar pikërisht nga punëtorët e “Dairy Queen”, si Eric Stefani (vëllai i saj) dhe John Spence.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore