Jetesë & Stil

Çfarë po ndodh mes DJ Regard dhe Tyga-s?


Mes emrash më të kërkuar në tregun e muzikës botërore, kohëve të fundit ka qenë dhe mbetët artisti nga Kosova, DJ Regard.

I njohur për solo projekte të suksesshme, por edhe bashkëpunime me artistë të talentuar e me famë internacionale, DJ Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, ka nxitur kureshtje për një këngë të re me rep artistin e famshëm amerikan – Tyga.

Gjithë kjo erdhi pasi në llogarinë e tij të Instagram-it, artisti shqiptar ka publikuar një fotografi me rep artistin, Tyga, pasi që dyshja janë takuar në kryeqytetin anglez.

DJ Regard dhe Tyga.

“Çfarë po ndodh, Tyga”, ka shkruar DJ Regard në imazhin e publikuar nga Londra e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkaq, menjëherë pas postimit të fotografisë me yllin e hitit “Taste”, kanë qenë të shumtë ndjekësit të cilët janë shprehur kureshtar të dinë nëse një bashkëpunim mes dyshes, DJ Regard dhe Tyga, do të publikohet së shpejti.

Por, artisti nga Ferizaj, nuk ka preferuar të kthej përgjigje duke lënë të gjithë në pikëpyetje. Madje, ai as nuk i ka cekur arsyet e takimit me yllin e repit amerikan.

Ndryshe, së fundmi magazina amerikane, “Billboard”, ka publikuar një artikull të tipit intervistë, kushtuar artistit nga Kosova, Dardan Aliut, për publikun i njohur si – DJ Regard, ndërsa e ka titulluar – “10 gjëra që duhet të dini për skenën elektronike të Kosovës”.

Fillimisht, e përditshmja amerikane, i ka numëruar disa nga sukseset e artistit në sferën internacionale të tilla si; qëndrimi për 52 javë me radhë në “Billboard’s Hot Dance/Electronic Songs” dhe futjen e tij në listën tjetër të famshme “Billboard Hot 100”, brenda të cilës kaloi 10 javë.

DJ Regard është një nga emrat më premtues në tregun e muzikor botëror, ndërsa ka muaj më parë ka publikuar projektin “You” në bashkëpunim me artistët, Troye Sivan dhe Tate McRae.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore