Lajme

Çfarë nënkuptojnë edhe 5 vite të tjera me Erdogan-in?


Udhëheqësi autoritar i Turqisë Recep Tajip Erdogan – pas dy dekadash në pushtet dhe më shumë se një duzinë zgjedhjesh – di si të manovrojë.

Në një kongres taksistësh në Stamboll, njerëzit nuk ngopeshin me të.

Ai e kontrollonte turmën si dirigjenti i një orkestre.

Vendi ishte një qendër kongresi në Stamboll, e ndërtuar gjatë kohës së tij si kryebashkiak i qytetit.

Tubimi arriti në kulm teksa presidenti tha “një komb, një flamur, një atdhe, një shtet”.

Asokohe, shumë shoferë të moshuar ishin në këmbë, duke ngritur njërin krah në formë përshëndetjeje.

Ayse Ozdogan, një grua e mbuluar, kishte ardhur herët me burrin e saj për të dëgjuar çdo fjalë të liderit të saj.

Edhe pse me paterica qëndronte në ndenjësen pranë. Ajo lufton për të ecur, por nuk mund të qëndrojë larg.

“Erdogan është gjithçka për mua”, ka thënë ajo.

“Ne nuk mund të shkonim në spitale më parë, por tani mund të lëvizim lehtë. Kemi transport. Kemi gjithçka. Ai ka përmirësuar rrugët. Ai ka ndërtuar xhami. Ai ka zhvilluar vendin me trena të shpejtë dhe linja nëntokësore”.

Mesazhi nacionalist i presidentit u bëri thirrje shumë njerëzve në turmë, përfshirë Kadir Kavlioglu, 58 vjeç, i cili drejton një minibus për 40 vjet.

“Meqenëse e duam atdheun dhe kombin tonë, ne po ecim në mënyrë të qëndrueshme pas presidentit”.

“Ne jemi me të në çdo hap, edhe nëse çmimi i patateve dhe qepëve rritet apo ulet. Presidenti im i dashur është shpresa jonë”.

Kur turqit shkuan në kutitë e votimit në fillim të këtij muaji, ata nuk po votonin me kuletat e tyre. Çmimet e ushqimeve po rriten shumë. Inflacioni është në masën ndëshkuese 43 për qind.

Megjithatë, presidenti Erdogan – i cili kontrollon ekonominë dhe shumë gjëra të tjera – doli përpara me 49.5 për qind të votave. Kjo i ngatërroi analistët dhe dha një mësim: kujdes nga sondazhet e opinionit.

Rivali i tij Kemal Kilicdaroglu, lideri laik i opozitës, mori 44.9 për qind. Pra, elektorati në këtë vend të polarizuar u nda – të dy palët kundërshtuan në mënyrë të paepur, por vetëm 4 për qind larg njëri-tjetrit.

Një kandidat ultra-nacionalist, Sinan Ogan, mori një 5.2 për qind të papritur, duke e shtyrë garën në një raund të dytë. Tani ai ka mbështetur presidentin Erdogan.

Por pse shumica e votuesve kanë qëndruar me të pavarësisht krizës ekonomike dhe reagimit të ngadaltë të qeverisë ndaj tërmeteve të dyfishta katastrofike në shkurt, të cilët vranë të paktën 50 mijë njerëz?

“Unë mendoj se ai është politikani teflon”, ka thënë profesor Soli Ozel, duke iu referuar dikujt, reputacioni i të cilit nuk dëmtohet paçka gjykimeve.

Kilicdaroglu, i cili mbështetet nga një aleancë opozitare me gjashtë parti, dikur jepte shpresë dhe premtonte liri dhe demokraci.

“Unë po shpall këtu se do t’i kthej të gjithë refugjatët në shtëpi pasi të zgjidhem President”, ka thënë Kilicdaroglu në një tubim zgjedhor të fundit.

Kjo përfshin më shumë se tre milionë sirianë që ikën nga lufta. Është një mesazh që shkon mirë në Turqi.

Kushdo që të jetë presidenti i ardhshëm i Turqisë, nacionalizmi tashmë është fitues. Votuesit kanë zgjedhur parlamentin më nacionalist dhe konservator ndonjëherë, në të cilin koalicioni qeverisës i Partisë AK të Erdogan ka mbajtur kontrollin.

Për disa votues të rinj si Zeynep, 21, dhe Mert, 23, kjo nuk është shenjë e mirë.

Të dy studiojnë psikologji. Miqësia e tyre filloi në klubin LGBTQ+ të universitetit, i cili që atëherë është mbyllur. Paradat e krenarisë së homoseksualëve janë ndaluar duke filluar nga viti 2015.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti ka vënë në shënjestër komunitetin.

Komuniteti tani është në rrezik në rritje, sipas Mert. “Vetë Erdogan, në çdo fjalim, në çdo event që mban, ka filluar të na portretizojë si objektiva. Dita ditës shteti po na bën armik”.

Shekulli i ri turk

“Ajo që thotë qeveria ka ndikim te njerëzit. E shihni të reflektuar tek ata që keni më afër, madje edhe në familjen tuaj. Nëse kjo vazhdon, atëherë çfarë vjen më pas? Ne përfundojmë duke jetuar gjithmonë në gatishmëri, gjithmonë të tensionuar, gjithmonë në frikë”, ka thënë ai.

Kurse Zeynep ende shpreson për një epokë të re, por e di se mund të mos vijë. “Unë jam 21 vjeç dhe ata janë këtu për 20 vjet”.

Të dielën, votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit për balotazhin e parë presidencial në historinë e tyre me vendin e tyre në një pikë kthese.

Janë bërë gati 100 vjet që kur Turqia u themelua nga Mustafa Kemal Ataturku si një republikë laike.

Por Recep Tajip Erdogan po premton një “shekull të ri turk” nëse ai rizgjedh.

Mbështetësit e tij thonë se ai do të japë më shumë zhvillim dhe një Turqi më të fortë.

Ndërsa kritikët thonë se do të jetë më pak Ataturk, do të sjelli më shumë islamizim dhe një të ardhme më të errët.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore