Lajme

Çfarë fshihet pas urrejtjes së Rusisë?


Në hyrje, vizitorët e paktë u pritën në një dhomë të errët nga zhurma e një avioni që po afrohej, ndjekur nga ajo e bombave.

Kështu i mirëpriti vizitorët ekspozita “Lindi, kronikë e mizorisë”, e cila pasi u mbajt për më shumë se një muaj në Muzeun Moskovit të Historisë Moderne, tashmë bëhet shëtitëse.

Në të vërtetë, nuk ka shumë për të parë.

Një helmetë e zezë me simbole naziste dhe pranë, pllakata e batalionit Azov, “një njësi e ushtrisë ukrainase që përdor armë të furnizuara nga Aleanca Atlantike kundër ushtarëve”, një flamur amerikan.

Në mure, posterat dhe fotografitë e Hiroshimës dhe Nagasakit.

Po ashtu, të disa ndërtesave të djegura në Beograd dhe Kabul, të ndërthurura me imazhe të fëmijëve që qajnë me ngashërim nën flamurin evropian të Bashkimit.

Dukej një iniciativë e improvizuar, një mbështetje e improvizuar për Operacionin Special Ushtarak.

Është bërë një shenjë e kohës, me titrat e ripunuara çdo herë në një kuptim poshtërues, deri në pikën që sugjeron një ngjashmëri midis Hitlerit dhe NATO-s, një simbol i Perëndimit.

Ekspozita, tani, do të përsëritet në çdo rajon të Rusisë.

Të paktën kështu kanë thënë organizatorët, duke shpjeguar se si erdhi “sugjerimi” nga autoritetet, derisa u bë e përhershme.

Prandaj, pak rëndësi ka që Dmitry Medvedev ka qenë prej kohësh siklet për Kremlinin.

Një ditë para fjalës së tij për “bastardë dhe të degjeneruar” se vetë Vladimir Putin po konsideronte largimin përfundimtar të ish protégé-it të tij, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga ky i fundit për të rifituar pozicionet e humbura duke luajtur rolin e mbrojtësit të politikave ekstremiste.

Destinacioni tjetër mund të jetë ambasada e një vendi të Azisë Juglindore, jo përpara se të ketë luajtur rolin e fajtorit për rënien e popullaritetit të Rusisë së Bashkuar, partia personale e Putin-it, president i së cilës është Medvedev.

Ajo është planifikuar për në fund të vjeshtës së ardhshme, kur kriza ekonomike të ashpërsohet.

Një grua mund të shkojë në vend të tij. Ndoshta vajza më e vogël e Putin-it, Katherina Tikhonova, po kërkon një të ardhme politike.

Çka ka rëndësi është gjuha e urrejtjes ndaj Perëndimit.

Edhe pse të shkëputura, frazat e Medvedev-it i japin zë një ndjenje gjithnjë e më të përhapur, e cila deri më tani ka mbushur gjithë pushtetin e Putin-it.

Pra, është e diskutueshme se cila mund të jetë pika e mundshme e rënies së kësaj klime të Luftës së Ftohtë.

Zëvendëszëdhënësi i Duma-s, Piotr Tolstoy, deputet nga Rusia e Bashkuar, nuk ka dyshime.

“Kësaj radhe nuk do të kthehemi më. Votuesit tanë janë të parët që na kërkojnë të krijojmë një Rusi të Madhe me Ukrainën, aleatët tanë Bjellorusë. Vetëm kështu do të mund të bëhemi trari mbështetës i një poli alternativ ndaj atij perëndimor”.

Kreu i katedrës së Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin Lomonosov në Moskë, Alexei Fenenko, propozon një analizë më të strukturuar.

“Çdo konflikt i madh ushtarak ndryshon, edhe nëse nuk shkatërron domosdoshmërisht rendin botëror. Deklaratat armiqësore ndaj Perëndimit përputhen me riformësimin e ndërgjegjes së masës”.

Për të, Lufta e Dytë Botërore do të pushojë së perceptuari nga rusët si testi i tyre më ekstrem.

“Operacioni Special Ushtarak do të mbahet mend jo si një konflikt lokal, por si lufta e fundit në të cilën Federata jonë ka luftuar kundër të gjith[a fuqive të tjera të mëdha”, ka vijuar ai.

“Vetëm, kundër botës armiqësore. Duke filluar nga Ukraina, e paraqitur si një shtojcë e fuqive të tjera, ku ngjarjet e vitit 2022 do të kthehen në një mit kombëtar mbi të cilin do të rriten breza të tërë që ëndërrojnë një hakmarrje ndaj Rusisë”, ka shtuar profesori.

Ai e ka ezauruar idenë e tij se “çfarëdo që të ndodhë, për ne do të jetë një rrëfim heroik”.

Ka një metodë, në këtë ngritje të vazhdueshme, të vazhdës, të neverisë ndaj SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Por e gjitha vjen nga vetëdija se çdo urë është shembur.

Pavarësisht se ishte në favor të ndërhyrjes 24 shkurtin e kaluar, gjenerali me tre yje Vladimir Shamanov, një nga komandantët më të lartë gjatë luftës çeçene, tani deputet në Duma, dëgjohet shumë nga ajo pak opozitë që është ende e mundur.

Ai ka pohuar se i vetmi faktor që ende ka rëndësi është koha.

“Do të duhen vite për të bindur njerëzit tanë për mirësinë e asaj që po bëjmë”, ka thënë.

“Ukraina nuk është një armik i tillë që të justifikojë atë që po ndodh dhe do të duhet të paktën një dekadë për ta çmilitarizuar Kievin. Ne kemi nevojë për një më të madh, më të frikshëm. Për këtë është gjëmimi i atyre avionëve të NATO-s”, ka përmbyllur ai.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore