A janë ato të sigurta dhe efektive? Kush janë njerëzit që mund të kenë nevojë për to? Dhe a duhet që bota të marrë një dozë të tretë në këtë fazë të pandemisë? Dilemave të tilla u ka dhënë fund Katherine O’Brien, e cila është mjeke e sëmundjeve infektive pediatrike dhe epidemiologe e specializuar.
Ajo thotë se ka tre arsye pse duhet të marret edhe një dozë shtesë.
“E para është nëse jeni në një kategori njerëzish që nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate dy dozave të para që keni marrë”.
Arsyeja tjetër është sepse me kalimin e kohës imuniteti që keni marrë dhe keni arritur si rezultat i vaksinimit fillon të dobësohet, ai fillon të përkeqësohet ose të ulet me kalimin e kohës.
“Dhe në fakt, provat tani tregojnë se vaksinat po mbahen jashtëzakonisht mirë për t’ju mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital apo edhe vdekjes. Pra, ne nuk shohim dëshmi të forta që çojnë në nevojën për të siguruar një dozë të tretë për njerëzit që tashmë janë vaksinuar”.
Ndërkaq arsyeja e tretë është nëse performanca e vaksinave është më pak ose e papërshtatshme kundër disa prej varianteve shqetësuese që janë shfaqur.
Sipas O’Brien, provat tregojnë se vaksinat që kanë marrë njerëzit, po funksionojnë mirë për mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, kundër shtrimit në spital dhe kundër vdekjes.
“Ajo që ne gjithashtu shohim është se ne jemi në një vend vërtet të pabarabartë për atë se kush i ka marrë tashmë dozat e para dhe të dyta, për të siguruar mbrojtje kundër rezultateve të rënda në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet me të ardhura të ulta – mesme. Dhe kjo krahasohet me shumë vaksina që janë vendosur në vendet me të ardhura të larta dhe vendet me të ardhura të mesme të larta” është shprehur ajo.
Sipas saj, fokusi tani për furnizimin duhet të jetë mbrojtja e atyre njerëzve që ende nuk janë të mbrojtur fare nga vaksinat.
“Vaksinimi do të zvogëlojë transmetimin, do të zvogëlojë mundësinë e shfaqjes së më shumë varianteve dhe do të na japë kohë për të parë më shumë prova nëse do të nevojiten apo jo doza përforcuese”.
Ajo bënë thirrje që të vazhdojmë masat e tjera që zvogëlojnë transmetimin e virusit.
Kjo përfshin mbajtjen e maskës, larjen e duarve, mos grumbullimin në turma të mëdha kur jeni brenda, duke qenë në hapësira të ajrosura mirë. Këto janë gjërat që, së bashku me vaksinat, do t’ju mbrojnë si nga sëmundjet ashtu edhe nga transmetimi i virusit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ozempic – Medikamenti për dobësim ngadalëson edhe plakjen, sipas studimit
-
Asnjëherë mos merrni këshilla shëndetësore nga njerëzit më të moshuar në botë, thonë shkencëtarët
-
Teknika e stimulimit të trurit mund të japë më shumë lehtësim nga simptomat e Parkinsonit
-
Shkencëtarët zbulojnë se njerëzit plaken në dy momente të përshpejtuara – në 44, pastaj në 60-vjeç