Udhëtimet verore dhe ditët në plazh ose qëndrimi në kopsht mund të tërheqin lehtësisht grerëzat.
Ekspertët thonë se nuk do të ‘sulmojnë’ derisa të ndihen të kërcënuar ose derisa të prekni folenë e tyre.
Ashtu si bletët, vetëm një femër mund t’ju pickojë, por për dallim nga ato, e njëjta grerëz mund t’ju pickojë disa herë.
Për të shmangur thumbimet, rekomandohet shmangja e parfumeve të rënda që tërheqin insektet.
Shmangni rrobat me ngjyra të ndezura dhe mbi të gjitha qëndroni të qetë nëse një grerëz ju afrohet.
Lëvizjet e panikosura do t’ju bëjnë shënjestër më tërheqëse për grerëzat.
Vetëm në këtë rast duhanpirësit kanë një përfitim, pasi grerëzat largohen nëse i afron cigaren e ndezur ose ndaj tyre lëshohet shtëllunga e tymit të cigares.
Nëse jeni akoma i pafat dhe ndodh një pickim, helmi i grerëzës mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, por nëse ndodh të jeni alergjik, mund të shkaktoj edhe shok anafilaktik.
Disa nga simptomat janë kruajtje, marramendje, nauze dhe të vjella, dhimbje barku, presion i ulët i gjakut.
Ajo cfarë duhet të bëni në rast se një grerëz ju thumbon: shpëlajeni zonën e pickimit me sapun dhe ujë, aplikoni akull ose një kompresë të ftohtë për dhjetë minuta për të reduktuar ënjtjen.
Mos e gërvishtni ose prekni thumbin për të shmangur infeksionin. Gjithashtu, mos aplikoni asnjë shtresë si vaj, krem, uthull apo xhel.
Nëse shfaqen simptoma më të forta, sigurohuni që të kontaktoni një mjek.
Masat Parandaluese Kundër Grerëzave
Vaji esencial i nenexhikut pengon hyrjen e grerëzave në shtëpinë tuaj.
Mjafton të spërkatni disa zona të shtëpisë me vaj nenexhiku dhe grerëzat do të qëndrojnë larg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Mbretëresha e internetit është një foshnjë hipopotami që quhet “Moo Deng”
-
Rreziqet ekonomike të ngrohjes globale do të prekin më shpejt të pasurit
-
Haga ndalon reklamat e naftës dhe udhëtimeve ajrore, e para në botë
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin