Stil

Çfarë çmimi arriti të kapte palltoja e shitur e Elvis Presley-t?


Një pallto e punuar me porosi e veshur nga legjenda e ndjerë, Elvis Presley është shitur për më shumë se 120 mijë funtesh në ankand.

Veshja prej lëkure dhe vizoni, e veshur nga Presley gjatë vitit të fundit të jetës së tij, doli në shitje në ankandet “Henry Aldridge & Son” në Devizes të Wiltshire, fundjavën e kaluar, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

Ajo u ble për plot 128 mijë funte nga një koleksionist amerikan – më saktësisht, ai pagoi jo më pak se 148 mijë e 222 euro.

Pallto e Presleyt.

Drejtuesi i ankandit Henry Aldridge kishte thënë më parë se ata prisnin që pallto të arrinte një shitje me vlerë prej rreth 15 mijë funtesh.

Elvis Presley ia dha veshjen, e cila është 120 centimetra e gjatë, vëllait të të fejuarës së tij Ginger Alden para vdekjes së tij në vitin 1977.

Shorti u shoqërua me një letër autenticiteti nga Rosemary Alden Starkey, e cila është motra e Ginger Alden.

Po ashtu, Aldridge kishte thënë më parë se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Elvis Presley të mbajtur në shtëpinë e mëparshme të këngëtarit në Graceland, në Memphis të Tennessee.

Drejtuesi tjetër i ankandit Andrew Aldridge, në lidhje me shitjen rekord ka thënë se për të “xhaketa përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto vizon”.

Një unazë në formë bufi ari, gjithashtu në pronësi të Elvis Presley, u shit për 14 mijë funte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore