Lajme

Certifikata për të zotëruar një makinë në Singapor rritet në mbi 100 mijë dollarë


Në Singapor, për të zotëruar një makinë, një blerës duhet të ofrojë për një certifikatë 106 mijë dollarë, ekuivalente me katër Toyota Camry Hybride në SHBA.

Lëvizja vjen teksa rikuperimi pas pandemisë ka çuar koston e sistemit të kuotave të automjeteve të vendit më lart se në të gjitha kohërat.

Singapori ka një sistem 10-vjeçar të certifikatës, i prezantuar në vitin 1990, për të kontrolluar numrin e automjeteve në qytetin-shtet të vogël, i cili është shtëpia e 5.9 milionë njerëzve.

Kuota, e ofruar përmes një procesi tenderimi, e ka bërë atë qytetin më të shtrenjtë në botë për të blerë një makinë.

Në vitin 2020, kur më pak njerëz në Singapor po vozisnin, çmimi i këtyre certifikatave ra.

Por rritja e aktivitetit ekonomik pas COVID-it ka çuar në më shumë blerje makinash, ndërkohë që numri total i automjeteve në rrugë është kufizuar në rreth 950 mijë.

Çmimi në rritje i bën makinat jashtë mundësive të shumicës së vendasve me të ardhura të mesme.

Çka ka shtuar një pengesë në atë që sociologu Tan Ern Ser e përcakton si “ëndrra e Singaporit” për lëvizshmëri sociale në rritje – të kesh para, një banesë dhe një makinë.

Njerëzit atje janë goditur nga inflacioni i vazhdueshëm dhe një ekonomi e ngadalësuar, dhe disa po shesin makinat që blenë kur çmimet e certifikatave ishin të ulëta për të bërë një fitim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore