Çerimagiç: Të gjendet një “model kosovar” për komunitetin serb – s’duhet t’i bëhet presion Kosovës
Adnan Çerimagiç, analist i lartë për Ballkanin Perëndimor në institutin kërkimor “European Stability Initiative (ESI)”, në një intervistë për Albanian Post, tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës, në kombinim me standardet e Këshillit të Evropës.
Si mjaft të rrezikshëm e sheh presionin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, veçanërisht rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë që sipas tij, mund ta përkeqësojë më tej situatën në të cilën gjenden aktualisht të dyja palët.
“Është e rrezikshme të mendosh për iluzionin se ka diçka të madhe që Kosova mund t’i japë Serbisë ose një pakice serbe në Kosovë, e cila më pas do ta motivonte Serbinë të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës”, thotë Çerimagiç, i cili është edhe anëtar i Institutit Ndërkombëtar për Paqe në Vjenë.
Lloje të ndryshme të autonomive, vetë-qeverisjeve e zonave vetë-menaxhuese në shtetet e Evropës janë duke u shqyrtuar për të gjetur organizimin e përshtatshëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Çerimagiç tha se duhet të konstruktohet një “model kosovar për komunitetin serb”.
Për të arritur këtu, nënvizoi ai, gjëja e vetme që do të duhet të jetë shumë e qartë dhe që në fund duhet të pajtohen të gjithë, është se a pritet që ky ‘model kosovar’ të zhvillohet dhe të harmonizohet me pritshmërinë se brenda dhjetë viteve të ardhshme Kosova ka një shans të vërtetë për për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ata që janë skeptikë në Kosovë dhe luftojnë kundër çdo gjëje që është më tepër se ajo që është momentalisht për komunitetin serb, nuk besojnë se BE-ja është serioze në lidhje me pranimin e tyre në BE në një të ardhme afatshkurtër”, tha Çerimagiç.
“Ata nuk shohin Serbinë si të gatshme të marrë në konsideratë njohjen e Kosovës dhe se përveç modelit vetë, gjithçka tjetër do të mbetet e njëjtë për dekada të tjera. Prandaj edhe në këtë çështje, çelësi nuk është të ngarkohet më shumë presion mbi Kosovën, por që BE-ja të veprojë në mënyrë të përgjegjshme”.
Sëkëndejmi, mbetet për t’u parë nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë vetëm një rojtare/përgjegjëse për komunikimin ndërmjet komunave dhe qeverisë qendrore (siç është kuptimi i zakonshëm i një asociacioni komunash) apo, një autoritet që përfaqëson të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Intervista e plotë:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin