Muzikë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2024” vjen me ndryshime thelbësore


Transmetimi televiziv i ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Oscars” do të nisë një orë më herët në vitin 2024.

Për herë të parë , Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS),  do të nis transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të ngjarjes së çmimeve kryesore në orën 19:00 të pasdites, në vend të kohës së zakonshme të fillimit një orë më vonë.

“Oscars”.

ABC do të transmetojë një shfaqje paraprake 30-minutëshe që do të çojë në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv duke filluar nga ora 18:30, si dhe do të shfaqë një episod të ri të komedisë fituese të çmimit Emmy “Abbott Elementary”, menjëherë pas përfundimit të “Oscars”.

Njoftimi i Akademisë parashikonte gjithashtu se koha e shfaqjes do të jetë tre orë e gjysmë, e cila do të ishte në përputhje me kohëzgjatjen mesatare të ngjarjes (edhe pse shpesh cenon katër orë).

Siç ishte paralajmëruar më parë, Jimmy Kimmel do të jetë nikoqiri i “Oscars 2024”, që do të mbahet Teatrin Dolby në Ovation Hollywood.

Kjo do të shënojë herën e katërt të Kimmel si mikpritës, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Jimmy Kimmel.

Kimmel moderoi për herë të parë “Oscars” në vitin 2017, viti i debaklit në të cilin “La La Land” u shpall gabimisht si fituesi i filmit më të mirë, përpara se “Moonlight” të shpallej fituesi.

Ai u kthye për të drejtuar shfaqjen në vitin 2018 dhe më pas edhe në vitin 2023 dhe do të bëhet vetëm personi i gjashtë që prezanton “Oscars”, katër ose më shumë herë.

Bob Hope e drejtoi shfaqjen 19 herë, i ndjekur nga Billy Crystal (nëntë), Johnny Carson (pesë) dhe Whoopi Goldberg, Jack Lemmon dhe tani Kimmel (katër secili).

Raj Kapoor do të shërbejë si drejtues dhe producent ekzekutiv, me Molly McNearney dhe Katy Mullan si producentë ekzekutivë. Hamish Hamilton do të drejtojë transmetimin televiziv.

Kjo do të jetë ceremonia e parë e “Oscars” që përfshin rregulla të reja të përshtatshmërisë për të “përmirësuar diversitetin dhe përfshirjen”.

Votimi paraprak zgjat nga 18 deri më 21 dhjetor. Listat e shkurtra të “Oscars” do të shpallen më 21 dhjetor, kurse periudha e pranueshmërisë përfundon më 31 dhjetor.

Votimi në raundin e nominimeve zgjat nga 11 deri më 16 janar të vitit 2024.

Nominimet do të shpallen më 23 janar të vitit 2024. Raundi përfundimtar i votimit zgjat nga 22 deri më 2 shkurt të po atij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore