Muzikë

Ceremonia “Brit” vendosë të ndajë çmime neutrale gjinore


Dua Lipa në "Brit"

Kategoritë britanike dhe ndërkombëtare të artistëve meshkuj dhe femra janë hequr nga organizatorët e “Brit”, dhe të njëjtat do të zëvendësohen me çmime neutrale gjinore, duke mos përcaktuar seksin e këngëtarëve.

Kjo po bëhet për të përkrahur një përpjeke gjinore për t’i bërë gjithëpërfshirëse çmimet e dedikuara për artistët e muzikës, nisur që nga viti 2022.

Që nga shkurti i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë çmime të theksuara të ndara në gjini, për shembull – në vend të  dy çmimeve “Artisti më i mirë mashkull” dhe “Artistja më e mirë femër”, tani “Brit” do të ndajë vetëm një, “Artisti më i mirë” duke iu referuar të dy sekseve.

Mes arsyesh thuhet të jetë edhe fakti se në ceremoninë e vitit 2021, këngëtari jo-binar britanik i popit, Sam Smith u la jashtë kategorive gjinore për çmimin “Solo artisti më i mirë”.

Sam Smith në “Brit”.

“Mezi pres një kohë ku shfaqjet e çmimeve mund të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. Le të festojmë të gjithë, pavarësisht nga gjinia, raca, mosha, aftësia, seksualiteti dhe klasa”, pati thënë Smith.

Pas deklaratës së Smith, organizatorët britanikë thanë se ishin “të përkushtuar për të evoluar shfaqjen dhe kategoritë gjinore janë shumë në shqyrtim.

Por, sipas tyre çdo ndryshim i bërë për të qenë më gjithëpërfshirës, pasi që nëse një ndryshim pa dashje çon në më pak përfshirje, atëherë ai rrezikon të jetë kundër produktiv për diversitetin dhe barazinë.

Dua Lipa në “Brit”.

“Ne duhet të konsultohemi më gjerësisht përpara se të bëhen ndryshime për t’u siguruar që ta bëjmë atë siç duhet”, kishin thënë organizatorët e “Brit”.

Po ashtu, edhe ceremonia e “Brit” e vitit 2020 u kritikua për paraqitjen e vetëm një gruaje britanike në kategoritë e përziera të albumit, grupit, këngës britanike dhe artistit të ri.

Kështu që, tanimë kjo ceremoni prestigjioze britanike thuhet se do të prezantojë plot kategori të reja, me qëllim të gjithë përfshirjes artistike.

Ceremonia e radhës e “Brit” do të mbahet më 8 shkurt në Londër  dhe do të prezantohet për herë të parë nga Mo Gilligan, pasi që ishte Jack Whitehall, ai që i kishte prezantuar katër ceremonitë e fundit.

Mo Gilligan.

Është hera e parë që një person jo i bardhë i prezanton çmimet “Brit” që nga viti 1994, kur RuPaul bashkë prezantoi së bashku me Elton John.

Inskenimi i shfaqjes do të jetë i tipit “Block9”, i njohur për setet e tyre imagjinative në zonën e natës të festivalit Glastonbury, dhe që organizoi transmetimin e drejtpërdrejtë të “Studio 2054” të Dua Lipa-s në nëntor të vitit 2020.

Kategoritë e artistëve solo britanikë meshkuj dhe femra ishin dhënë që nga fillimi i çmimeve “Brit” në vitin 1977, me Annie Lennox që mori më shumë të tilla (gjashtë) dhe Robbie Williams (katër).

Kategoritë ndërkombëtare të artistëve filluan në 1989, me Björk që kryesonte fitueset e çmimeve femra, katër sosh, dhe Beck, Eminem e Kanye West, të cilët secili fituan nga tre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore