Sport

CEO i Mallorca-s: Duam ta blejmë Muriqin, por kemi limite


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u huazua te Mallorca në janar nga skuadra e Lazio-s.

Përkundër se luajti vetëm gjysmë sezoni në klubin spanjoll, kosovari ishte ndër faktorët kryesorë që i siguroi Mallorca-s qëndrimin në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm.

Muriqi shënoi katër gola dhe dhuroi tre asistime në 15 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Mallorca-s.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit spanjoll dëshirojnë blerjen e sulmuesit kosovar, por duket se kërkesa e Lazio-s është e lartë për ta.

Në një intervistë të fundit, CEO i Mallorca-s, Alfonso Diaz, shpjegoi se klubi ka limite spanjolle dhe nuk mund të kënaqë interesat e Lazio-s që kërkon 12 milionë euro.

“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lazio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato”, u shpreh Diaz.

Mallorca ka bërë një ofertë prej tetë milionë eurosh, ndërsa Lazio këmbëngul për 12.

Megjithatë pas kësaj deklarate nga klubi spanjoll, situata është më e qartë dhe italianët duhet të bëjnë lëshime pasi përndryshe, Muriqi do të rikthehet sërish në organikën e tyre.

Kujtojmë që interesim të madh për Muriqin ka shprehur edhe klubi turk, Galatasaray, por edhe ata nuk kanë kënaqur kërkesat financiare të Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore