Lajme

Celine Dion anulon 8 koncerte në Evropë


Celine Dion ka njoftuar anulimin e tetë koncerteve të planifikuara për verën e vitit 2023 në Evropë.

E gjitha për shkak të problemeve shëndetësore, duke përfshirë shfaqjen në Festivalin Veror Lucca që ishte riplanifikuar për 15 korrikun e ardhshëm pas shtyrjeve për shkak të pandemisë.

Ajo ka treguar se i mbylli 52 datat e para të Turneut Botëror Courage në Amerikën e Veriut përpara se të shfaqej pandemia dhe se e ndaloi turneun në mars 2020.

Artistja, prej asaj kohe, i është nënshtruar trajtimit dhe po shërohet nga spazmat e rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që e kanë penguar të performonte.

Sakaq, ekipi mjekësor i saj vazhdon të vlerësojë dhe trajtojë gjendjen.

“Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të fokusohem në shëndetin tim dhe shpresoj se jam në rrugën e rikuperimit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, të gjitha ata që i kanë biletat do të mund të kërkojnë rimbursim jo më vonë se data 22 korrik 2023.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore