Shqipëria

Celibashi: Raporti i OSBE/ODIHR shtysë për përmirësime të mëtejshme


Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhёnё reagimin e tij lidhur me raportin pёrfundimtar tё OSBE/ODIHR, duke shprehur se vlerёsimet pozitive duhen parё si nxitje pёr avancime mё tё mёdha.

“Vlerësimet shumë pozitive për administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar OSBE/ODIHR janë shtysë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij aspekti”, shkroi Celibashi nё median sociale Twitter.

Komisioneri deklaroi, se Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve(KQZ) do tё shtyjё qeverinё dhe opozitёn që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht.

Po ashtu ai e quajti ekspertizën dhe gjetjet e KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore, si tё dobishme për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR.

Raporti i OSBE-ODHIR

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të mirëorganizuara nga administrata zgjedhore.

Në bazë të raportit, të drejtat kushtetuese për çdo qytetar mbi zgjedhjen e lirë të kandidatëve, u zbatuan. Po ashtu, Kodi Zgjedhor ofron fushën e përshtatshme për të zhvilluar zgjedhje demokratike.

Përtej kësaj, kandidatëve të pavarur nuk u ofrohet e njëjta e drejtë për t’u zgjedhur si kandidatët e subjekteve politike. Kjo, për shkak të pragut zgjedhor.

Ngritja dhe formatimi i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka qenë e mirë sipas raportit. Këtu, duke përmendur tre degëzimet e krijuara tashmë, me Komisionerin Qëndror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Liria e zhvillimit të fushatës zgjedhore është pranuar po ashtu si e frytshme.

Rekomandimet

Rekomandimi kryesor nga OSBE-ja, vjen mbi aspektin ligjor, i cili sipas raportit, duhet të adresojë thirrjet e ODIHR-it dhe Komisionet të Venecias, për një sërë paqëndrueshmërishë.

Duhet garantuar e drejta e një votimi të lirë dhe të fshehtë. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi votuesit, duhet parandaluar ose proceduar. Po e njëjta gjë sipas raportit, duhet të ndodhë edhe me fenomenin e shit-blerjes së votave.

Të dhënat e qytetarëve duhet të sigurohen. Kjo, duke nxitur edhe qytetarët që të raportojnë raste të faktuara. Institucionet ndërkaq, duhet të hetojnë dhe gjobisin çdo përpjekje të nxjerrjes së të dhënave në publik.

Në pikën e fundit me rëndësi të rekomandimeve, përfshihet edhe media. Kjo e fundit duhet të lejohet të raportojë zgjedhjet në mënyrë të pavarur, duke cekur gjithë aktivitetet elektorale dhe prodhimin e lajmeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore