Lajme

“Çdo korridor është më i mirë se ai i Rusisë”


“Vala e njerëzve që dalin nga kryeqyteti i Ukrainës me tren është lehtësuar, por jo aq sa duhet”, shkruan agjencia mediatike BBC.

Me të zbritur shkallët në nënkalimin e stacionit, vihen re fytyra të lodhura. Dhjetra shikime pa shprehje. Njerëz që kanë pritur deri në ditën e 12-të të këtij pushtimi përpara se të marrin vendimin e dhimbshëm për të lëvizur gjithë jetën e tyre në siguri.

Kriza humanitare në këtë luftë po thellohet.

Pra, a do të mendonin njerëzit këtu të shkojnë kundër valës dhe të pranojnë ofertën e vet Rusisë për një rrugëdalje nga ky konflikt?

Harta e korridorëve humane për evakuimin personave në rrezik. Vihet re se çdo korridor evakuimi të con në territorin rus

“Kurrë!” thotë Alina. “Sidomos për Rusinë! Jo, është më mirë këtu ose në vendet evropiane, por jo në Rusi.”

“Ata nuk e thonë kurrë të vërtetën”, thotë një burrë tjetër, duke e shtyrë fëmijën e tij në një karrocë. “Nuk mund t’u besoni atyre kurrë.”

Për kaq shumë ukrainas, kjo luftë ka të bëjë me rezistencën ose arratisjen nga kontrolli i Rusisë. Dhe, të shkosh atje është e paimagjinueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore