Sport

Cavani flet për Gattuso-n: Fillova të qesh posa e pash


Sulmuesi i njohur uruguaian, Edinson Cavani, iu bashku Valencia-s në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ai aty gjeti Gennaro Gattuso-n, i cili momentalisht është trajner i skuadrës së njohur spanjolle.

Gattuso dhe Cavani kishin qenë kundërshtarë në kohën kur sulmuesi i Uruguait ishte pjesë e skuadrave italiane si Palermo dhe Napoli.

“Kur e pashë Gattuso-n, reagimi i parë që më erdhi ishte të qeshja. Më kapi gazi instinktivisht, pasi mu kujtuan duelet kundër njëri-tjetrit. Nuk harrohen shkëndijat, përplasjet dhe grindjet mes nesh”, tha fillimisht Cavani.

Ne të dy kemi të njëjtën mënyrë për të luajtur dhe kuptuar lojën. Befas u gjenda në zyrën e tij, e pashë, buzëqeshëm dhe u përqafuam. Ishte një ndjenjë e mirë, një takim me plot respekt për njëri-tjetrin”, shtoi sulmuesi uruguaian.

Ish-futbollisti i Paris Saint Germain më pas pati disa fjalë të mëdha për ish-mesfushorin e Milan-it.

“Drejtuesit e Valencia-s bënë një zgjedhje të shkëlqyer duke i besuar stolin atij. Gattuso është një tip që flet qartë, i thotë gjërat me korrektësi dhe është i sinqertë”, thekson Cavani.

“Ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme, por ia ka dalë të ruajë natyralitetin që e karakterizon. Rino ka shumë për t’i mësuar ekipit dhe të rinjve që kanë ambicie”, deklaroi 35-vjeçari.

Kujtojmë që Cavani e nisi mjaft mirë aventurën e tij në Valencia. Në shtatë ndeshjet e para, ai shënoi katër gola dhe dhuroi një asistim.

Ndërkohë, Cavani do të luajë në Kupën e Botës për herë të katërt me kombëtaren e tij, Uruguain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore