Sport

Casemiro, objektivi i ri i United


Mesfushori brazilian i Real Madrid, Casemiro është bërë pjesë e listës së dëshirave të Manchester United.

Sipas gezetës spanjolle “Marca”, fillimi i keq i sezonit të ri për United, ka bërë që klubi të insistojë për një profil të tillë si Casemiro.

Po sipas raportit, United është gati të paguajë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e brazilianit nga Real-i. Ai ka dhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij me klubin spanjoll.

Real-i aktualisht i ka dy lojtarë që mund ta zëvendësojnë Casemiro-n, Eduardo Camavinga dhe Aurelin Tchouameni.

30-vjeçari që nga viti 2015 ka qenë pjesë e pandarë e formacionit të Real Madrid-it. Ai numëron 336 paraqitje në të gjitha garat, nga ku ka realizuar 31 gola dhe 29 asistime. Gjithashtu ka arritur të fitojë dhe pesë herë trofeun e Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore