Sport

Casemiro i ashpër me Bruno Fernandes-in pas fitores ndaj Aston Villa-s (VIDEO)


Manchester United mposhti Aston Villa-n në ndeshjen e së dielës në Premier Leauge, por Premierligës, por jo të gjithë në “Old Trafford” ishin të lumtur në fund të takimit.

Tifozët vunë re Casemiro duke thirrur Bruno Fernandes-in për një gabim që ai bëri pak para fundit të ndeshjes, duke rrezikuar që ekipi i tyre ta pranojë golin e barazimit.

Ishte një pasdite e tensionuar për United, të cilët mbajtën epërsinë e tyre 1:0 – e cila erdhi pikërisht me golin e realizuar nga Bruno Fernandes.

Kur ishte fundi i takimit, më saktësisht rreth 20 sekonda para përfundimit të ndeshjes, Fernandes bëri një pasim të dobët në drejtim të mbrojtjes së tij dhe ishte shumë afër që futbollistët kundërshtarë ta marrin topin dhe ta rrezikojnë portën e United.

Kjo gjë e nervozoi tejmase Casemiro-n, i cili pas ndeshjes pasi disa fjalë të ashpëra me mesfushorin portugez.

Përgjigja nga Casemiro, i cili iu bashkua United verën e kaluar, u pa si shenjë e një fituesi të vërtetë nga shumë tifozë në Twitter.

Një mbështetës i United, i cili postoi një klip të momentit, e përshkruajti atë me: “Casemiro duke i kërkuar llogari Brunos për humbjen budallaqe të topit në 20 sekonda të mbetura, ne për pak ‘vdiqm’ për shkak të tij. MENTALITET ELITE!!!”.

Disa tifozë i bënë jehonë kësaj ndjenje, ku njëri u përgjigj: “Unë po nxehesha edhe me Bruno-n elitën e Casemiro”.

Një person i tretë shkroi: “Mentaliteti i këtij djali është në një nivel tjetër”.

Ndërsa një përdorues i katërt shtoi: “Duhen më shumë figura të tilla në dhomën e zhveshjes”.

Kujtojmë që me këtë fitore United është shumë afër ta sigurojë vendin që e dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” kanë 63 pikë në vendin e katërt, shtatë më shumë se Liverpool-i ndjekës, të cilët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore