Sport

Cancelo mbyll dyert e Premier League-s dhe Bayern-it


Joao Cancelo. Photo: AFP

Një mosmarrëveshje me Pep Guardiola-n përshpejtoi largimin e Joao Cancelo nga “Etihad Stadium” në merkaton e fundit të dimrit.

Cancelo, i cili kishte qenë një lojtar kyç në kampionatin e Manchester City në 2021-22, u drejtua drejt Bayern Munich-ut në formë huazimi për të rifituar pozicionin e padiskutueshëm fillestar që dukej se e kishte humbur në Manchester.

Pesë muaj pas zbritjes në Bundesliga, dhe pasi ka luajtur 21 ndeshje (15 starte) me skuadrën bavareze, e ardhmja e anësorit portugez duket se është larg Bayern Munich-ut, por edhe nga skuadra angleze.

Në sezonin 2022-23 në të cilin u shpall kampion i Bundesliga-s dhe Premier League në të njëjtën kohë, “portugezi nuk e sheh të ardhmen e tij te Bayern Munich”.

Një rikthim në Mynih ka shumë pak gjasa. Ai gjithashtu nuk dëshiron të luajë më në Angli, as te Manchester City dhe as te Arsenal, raporton gazetari Maximilian Koch, nga gazeta gjermane “Abendzeitung”.

Ndërsa bavarezët nuk kishin ndërmend të ushtronin opsionin e blerjes prej 70 milionë euro të përfshirë në huazimin e tij, as portugezi nuk ishin të gatshëm të zgjaste qëndrimin e tij në “Allianz Arena”.

Cancelo po kërkon një rrugëdalje edhe nga Manchester City. Problemi për anësorin portugez, i cili ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2027 është se gjithnjë e më shumë dyer po i mbyllen.

Synimi i tij për t’u larguar nga Premier League, pas tre sezonesh e gjysmë me fanellën e Manchester City-t, nxjerr jashtë ekuacionit Arsenal-in e Mikel Arteta-s, njëkohësisht me drejtuesit sportiv të Barcelona-s, ​​siç raportoi “AS”, operacioni i Cancelo konsiderohet i parealizueshëm.

Duke parë ngjarjet dhe tërheqjen e disa klubeve, e ardhmja e Cancelo duket më në ajër se kurrë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore