
Ylli i Hollywood-it, Cameron Diaz, do t’i rikthehet aktrimit për të luajtur në një film të ri, “Back in Action”, së bashku me Jamie Foxx.
Kjo u bë e ditur nga vetë aktori dhe këngëtari, Fox, pas publikimit të një telefonate me aktoren, në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Ky projekt vjen tetë vjet pasi dyshja u shfaqën së bashku në atë që ishte filmi i fundit i Diaz – një muzikal i quajtur “Annie”, në të cilin ajo luajti si Miss Hannigan.
49-vjeçarja, e cila konfirmoi zyrtarisht tërheqjen e saj nga Hollywood-i në vitin 2018, tha se ishte “në ankth”, por edhe “e emocionuar” për kthimin.
Në audion e publikuar dëgjohet Diaz, duke thënë se “unë jam e emocionuar, por nuk di si ta bëj këtë”.
Cameron I hope you aren’t mad I recorded this, but no turning back now. Had to call in the GOAT to bring back another GOAT. @CameronDiaz and I are BACK IN ACTION – our new movie with @NetflixFilm. Production starting later this year!! 🦊🐐 pic.twitter.com/vyaGrUmbWb
— Jamie Foxx (@iamjamiefoxx) June 29, 2022
Gjatë të njëjtës telefonatë, Foxx, e lidhi aktoren me fituesin e Super Bowl-it, Tom Brady, në mënyrë që të ofronte disa këshilla për fillimin e një rikthimi të madh.
“Unë jam relativisht i suksesshëm në daljen në pension”, tha Brady.
“Sinqerisht, pikërisht ajo që më duhej”, u përgjigj Diaz.
Fituesi i çmimit Oscar për portretizimin e këngëtarit amerikan Ray Charles në vitin 2014, në mbishkrimin e postimit të tij, vuri në dukje se si i është dashur të përdorë ndihmën e “një legjende tjetër”, për të ndihmuar Diaz-in të kthehej.
“Cameron, shpresoj që të mos çmendesh që e kam regjistruar këtë [bisedë], por nuk ka kthim prapa tani”, tha ai.

Pse Diaz doli në pension?
Komedia “The Mask” ishte pasaporta që i hapi dyert për Diaz, duke e bërë aktoren një nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit.
Ajo ishte e njohur për performancën e saj të nominuar për “Golden Globe” të Ben Stiller-it, “There’s Something About Mary”, si dhe filma si “Charlie’s Angels” dhe “The Holiday”.
Ajo gjithashtu ishte Princeshë Fiona në klasikun e animuar Shrek, dhe u nominua për një çmim “Bafta” për aktoren më të mirë dytësore për komedinë “Being John Malkovich”.
Paraqitja e fundit filmike e karrierës së saj 20-vjeçare, erdhi në adaptimin filmik të muzikalit “Annie” në vitin 2014.
Ajo konfirmoi zyrtarisht tërheqjen e saj nga aktrimi në vitin 2018.
Megjithatë, ajo deklaroi gjithashtu se nuk do të përjashtojë një kthim një ditë.
Pasi u largua nga Hollywodi, Diaz tha se kishte gjetur “qetësinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Barack Obama dërgon shënime për skenarin e filmit të ri të Netflix
-
Ndërrohet data e publikimit të “The Exorcist”, shkas premiera e dokumentarit “Taylor Swift: The Eras Tour”
-
Vdes në moshën 82-vjeçe aktori i “Harry Potter”, Sir Michael Gambon
-
Aktori shqiptar Genc Jakupi tanimë pjesë e serialit amerikan “The Walking Dead: Daryl Dixon”
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan