
Eduardo Camavinga i dha nga një fanellë të Real Madrid-it çdo anëtari të stafit të Rennes pas transferimit të tij në Bernabeu.
Mesfushori u largua nga klubi i Ligue 1 në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh në afatin kalimtar, pasi i kishte mbetur edhe një vit në kontratën e tij.
Në vend që të largohej si agjent i lirë, ai donte të siguronte që klubi të merrte një tarifë transferimi, në respekt të mundësisë që i dhanë atij si 10-vjeçar.
Përveç kësaj, Camavinga i dërgoi një fanellë me emrin e tij, 166 njerëzve që punonin në Rennes, me klubin të prekur nga gjesti i tij.
Camavinga ka pasur performanca mjaft të mira në ndeshjet e luajtura me Real Madrid-in, dhe nga Los Blancos pritet vetëm oferta për zgjatjen e kontratës.
/Albanianpost.com
-
Zouma tenton të hyjë i maskuar në gjykatë
-
Mavericks fiton ndeshjen e tyre të parë të finales së Konferencës Perëndimore përballë GSW
-
Zbarkojnë mbi 1100 tifozë të Romës në Shqipëri
-
Antisportivët në ngjarjen më sportive të vitit në Tiranë – Kur të huajt ‘i prishin’ imazhin Shqipërisë në media botërore