Shqipëria

Caktohet masa për tre skafistët që u kapën me 1 ton drogë


Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre skafistët e arrestuar 48 orë më parë në qytetin bregdetar.

Kjo, në kuadër të mega-operacionit ndërkombëtar “Syri”, i cili u zhvillua me Guardia Di Finanza-n dhe Frontex.

Tre të ndaluarit ishin Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç.

Për këtë operacion u angazhuan 250 forca policore.

Lënda narkotike prej 992 kilogramësh ishte ndarë në 153 pako.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase.

Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 7 gusht, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë.

Kjo, me tre skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Sekuestrohen rreth 1 ton drogë gjatë operacionit ndërkombëtar në Vlorë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore