Nga një qershori synohet të hyj në fuqi marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen reciproke të policave të sigurimit të automjeteve.
Lëvizja e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi, pa pasur nevojë të paguajnë polisat e sigurimit të automjeteve është duke u diskutuar mes dy vendeve. Diskutimet pritet të rezultojnë me një marrëveshje për këtë çështje. Këtë e ka bërë me dije drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BSK), Sami Mazreku në një intervistë për Ekonomia Online.
Mazreku ka thënë se bisedimet kanë rifilluar nga 1 marsi dhe se janë duke bërë përpjekje maksimale që të bëhet e mundur një gjë e tillë pasi që tani më janë duke diskutuar edhe për çështjet teknike.
“Kemi arritur deri te diskutime teknike që kanë të bëjnë me një fond garantues në modalitetet e marrëveshjes…Besoj shumë shpejt do të marrim një vendim për ndarjen e një fondi me Malin e Zi, fond ky që garanton kohë reale pagesën e dëmeve përmes të dyja vendeve. Pasi të tejkalojmë këto diskutime teknike ajo çka na mbetet neve është caktimi i një date nënshkrimi i marrëveshjes dhe ajo çka unë kam kërkuar duke ditur që tashmë fillon edhe sezona verore që kjo marrëveshje të jetë në fuqi nga data 1 qershor”, ka thënë ai.
Një marrëveshje e tillë me Malin e Zi do të ishte një lajm i mirë për qytetarët e të dyja vendeve.
“Ky është një lajm i mirë për qytetarë sepse gjatë kohës së verës nuk kemi nevojë me prit dhe me pagua një sigurim kufitar.”
Pjesë e diskutimeve për një marrëveshje të tillë ka qenë edhe çështja e njohjes reciproke e policave të sigurimit.
“Ajo çka kemi diskutuar është edhe njohja reciproke e policave të sigurimit që i bie që Mali i Zi në Kosovë hynë me karton të gjelbër. Ndërsa ne nga Kosova do të udhëtojmë me të njëjtin sigurim që udhëtojmë edhe në Maqedoni”.
Ai ka thënë se është e nevojshme që të nxjerrët një udhëzim i ri nga ana e Qeverisë së Kosovës sa përket regjistrimit të automjeteve gjë që do të ndihmonte edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Të hyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimeve për vitin 2020 ,si rezultat i pandemisë kanë pësuar një rënie prej mese 47%, ndërsa, në numër të polisave ka pas rënie prej 65%. Kjo rënie e numrit të polisave ka ndodh si rezultat i ardhjes më të vogël të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
“Për vitin 2020 për Byronë Kosovare të Sigurimeve pandemia ka bërë që bashkatdhetarët mos të vijnë në Kosovë, që i bie që kemi minus 65% më pak në numër të polisave të shitura ndërsa sa i përket të hyrave kemi rreth minus 47% më pak të hyra”.
Ndërsa, sipas Mazrekut numri i dëmeve është rritur ndjeshëm në vitin 2020 por trendi i njëjtë po vazhdon edhe në vitin 2021, pavarësisht masave kufizuese, aksidentet janë të shumta.
“Ajo çka po na përcjell edhe këtë vit është rritja e numrit të dëmeve. Edhe pse kemi masa kufizuese kemi rritje të madhe të aksidenteve. Mbi 80% çdo kategori nëse flasim për dëme pa sigurim”, tha Mazreku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti pretendon të jetë “forcuar besimi në vlerat e LDK-së” për shkak të qeverisjes “pa asnjë rezultat” të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin