Gjykata Speciale

Byrnes vazhdon dëshminë në Speciale


Shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.

Në Speciale edhe të martën do të vazhdojë dëshminë ish shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes, i cili nisi dëshminë të hënën.

Dëshmia e tij në Speciale pritet të zgjasë për tri ditë radhazi.

Dokumentet të cilat ishin kundërshtuar nga seancat e kaluara të pranohen si prova material në çështjen gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilat u theksua se kanë prejardhje nga Serbia, u pranuan të hënën.

Sipas prokurorit Fernandes, dëshmitari Byrnes gjatë misionit të tij në Kosovë, kishte vërejtur liderët e UÇK-së që ishin përpjekur që të fshihnin informacione sa i takon strukturës së tyre komanduese.

“Byrnes ka marrë pjesë në komunikime të ndryshme, takime, negociata  të UÇK-së duke përfshirë këtu edhe kontaktet nga Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm”.

“Në këto kontakte, Byrnes ka takuar shumë herë autoritete të ndryshme të UÇK-së dhe ka ngritur pyetje që kanë të bëjnë me rrëmbime ose ndalime nga anëtarët e UÇK-së. Ai ka vënë re se liderët e UÇK-së janë përpjekur që të fshehin informacion sa i takon strukturës së komandës së UÇK-së”, tha prokurori Fernandez.

Dëshmitari, para betimit të tij u shpreh se s’ka ardhur të dëshmojë me iniciativën e tij, por që këtë ia ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Dëshirojë të them që jam këtu me kërkesë të Departamentit të Shtetit dhe Prokurorit të Specializuar, nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake. Megjithatë, e pranojë përgjegjësinë që do të jep dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mija në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”.

Ai gjatë intervistimit të tij është pyetur edhe për rolin e LDK-së dhe qëndrimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj kësaj partie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore