Gatimi

Byrek me perime


Pamja finale e pjates

Nuk ju duhen kore apo miell për të bërë një byrek me perime shumëngjyrëshe. Edhe pse mund të duket e pazakontë në shikim të parë, do të merrni një vakt të shijshëm që mund ta shërbeni me salcë kosi ose qumësht.

Përbërësit:

2 karota

350 g patate

1 kungull i njomë

1 qepë

2-3 thelpinj hudhër

3 vezë

Përgatitja:

Grini karotat, qepët, patatet dhe kungullin e njomë. Vendosini në një enë kundër zjarrit të lyer me vaj. Shtoni hudhrat e grira, koprën dhe majdanozin e grirë, vezët, vajin e ullirit dhe erëzat sipas dëshirës. I trazojmë mirë që të bashkohen të gjitha. E pjekim ne 180°C per rreth 50 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore