Muzikë

Butrint Imeri me këngë të re në versionin akustik


Këngëtari Butrint Imeri ka vendosur qe kësaj here të na befasoj duke publikuar një këngë të re në versionin akustik, në llogarinë e tij të Instagrami-it.

Këngës së re i ka bashkangjitur edhe një video klip modest, ku Butrinti shihet në natyrë të zbardhur nga dëbora, me zjarr të ndezur e një gotë verë të kuqe dhe i shoqëruar nga një kitarist pranë tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official)

Artisti nuk e ka bërë të ditur titullin e këngës, përpos që shkruajti komplet tekstin në përshkrimin e videos.

Teksti i fuqishëm i këngës është melankolik, duke ju përshtatur stinës së dimrit, kur në trend janë baladat.

“A t’merr malli ty qe nuk jena ma, a t’merr malli ty me ma ni at’ za, a t’merr malli ty me m’bertit e me m’sha, tash masi m’ke vra” janë disa nga vargjet e këngës së re nga Butrint Imeri.

Postimi i këngës ka arritur të kap po thuajse 500 milionë shikime në instagramin e Imerit, për më pak se 24 orë.

Ndërsa, projekti i fundit i Butrintit ishte “Phantom” që rezultoi me shumë sukses.

Në video klipin e kësaj këngë ku në rolin e statistes është edhe bukuroshja Arta Nitaj, ka arritur te grumbullojë hiq më pak se 16 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore