Muzikë

Butrint Imeri dhe Don Xhon korrin sukses me “Corazon” – afro 5 milionë klikime për më pak se 48 orë


“Corazon” është mes këngësh të fundit që iu bashkua tregut të muzikës shqiptare, ndërsa ka sjellë pranë publikut bashkëpunimin e artistëve, Butrint Imeri dhe Don Xhon.

Kënga, e cila shënoi sukses të madh që në minutat e parë të publikimit ka arritur që për më pak se 48 orë të grumbullojë afro 5 milionë klikime në platformën e YouTube.

Don Xhon dhe Butrint Imeri.

Dyshja e famshme janë përkujdesur për tekstin e këngës, ndërsa producimin e saj e ka kryer Çelik Lipa dhe i gjithë projekti është vizuelizuar me një video klip të xhiruar në Dubai nga kompania “Sekuencë Studio”.

Madje, kënga është futur edhe në listën e “Trending” të platformës YouTube nëpër shumë vende të botës – duke triumfuar me numrin një në shtete të fuqishme si: Austria, Zvicra e Gjermania.

Fotografi e publikuar nga Don Xhon në Instgram.

Sukses “Corazon” ka shënuar edhe në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Greqinë, Belgjikën, Danimarkën, Finalandën e Italinë.

Ndërkohë, të dy artistët – Butrint Imeri dhe Don Xhon, kanë qenë mjaft produktiv gjatë vitit 2021, duke publikuar këngë që shpejtë u kthyen në hite.

Vetëm para dy muajsh, Butrinti, kishte publikuar këngën “Kuku”, e cila shënoi një sukses të veçantë e që aktualisht numëron mbi 32 milionë klikime në YouTube.

Në një afat akoma më të shkurtër kohor, saktësisht gjatë muajit nëntor, rep artisti, Don Xhon kishte publikuar një bashkëpunim tjetër, me rep artisten shqiptare me famë internacionale, Loredanën.

“Gjuj për to” titullohet kënga që dyshja e publikuan e që po ashtu ishte mes këngëve më të suksesshme të këtij viti në diskografinë shqiptare të muzikës – aktualisht, ky projekt muzikor numëron pothuajse 15 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore