Sport

Busquets: Nuk kam marrë ende vendim për të ardhmen time


Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets thotë se nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Busquets, 34 vjeç, bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme dhe nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin ku ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale.

Mundo Deportivo raporton se reprezentuesi spanjoll tashmë ka vendosur t’i japë fund lidhjes së tij 14-vjeçare me Barcelonën verën e ardhshme dhe të pranojë një ofertë nga skuadra e MLS, Inter Miami.

“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time sepse nuk ka asgjë të re”, tha Busquets. “Asgjë nuk ka ndodhur për shkak të të gjitha thashethemeve që janë shfaqur. Nuk ka asgjë zyrtare. Do të shoh se si ndihem gjatë gjithë sezonit. Dua ta shijoj dhe pastaj të shoh. Është e qartë që nuk jam më 20 vjeç”.

I pyetur nëse mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, të cilin Barcelona thuhet se po e monitoron, do të ishte një opsion i mirë për ta zëvendësuar atë, ai tha: “Zubimendi është një lojtar i madh, por ai është një lojtar i La Realit. Nuk e di nëse Barcelona është i interesuar”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore