
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij me një armë automatike të tipit kallashnikov.
Sipas burimeve zyrtare për Albanian Post, viktima është shtetasja Gj.T., 40 vjeçe, nga fshati Nënshatë.
Ish-bashkëshorti i saj, N.H., rreth 50 vjeç, ka tentuat më pas të vrasë veten por në tentativë, ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve për Albanian Post sakaq, mësohet se çifti ka kaluar në divorc prej disa kohësh.
Megjithatë, motive të qarta mbi ngjarjen nuk ka ende.
Teksa efektivët e Policisë kanë shkuar në banesë për të bërë edhe këqyrjen paraprake të vendit të krimit.
/Albanianpost.com