Përballje

Bundesligë 28: Eintracht Frankfurt vs Wolfsburg


E shtuna do të gjejë Eintracht Frankfurt të ndeshet me Wolfsborg për të qëndruar në zonën Champions, si dhe për të grumbulluar pikë të mjaftueshme në mënyrë që të përballojë garën me vagonin e pandalshëm të Bayern-it.

Frankfurt-i ka një humbje, dy barazime dhe dy fitore në pesë takimet e fundit: ndeshja kundër Werder Bremen-it në 26 shkurt, përfundoi 2 – 1 në favor të Bremen-it; kundër Stuttgart-it, në 6 mars përfundoi me barazim (1 – 1); në 14 mars me RB Leipzig, gjithashtu si me Stuttgart-in, barazim (1 – 1); në 20 mars kundër Union Berlin-it me fitore të thellë 5 – 2 dhe, kundër Dortmund-it, fitore me targën 1 – 2.

Fitorja kundër Dortmund-it, i cili gjendet në vend të pestë, ia përforcoi vendndodhjen në vend të katërt Frankfurt-it. Ata do të marrin pjesë ne Champions që pas humbjes shkatërruese kundër Real Madrid-it në finalen e vitit 1959-1960.

Frankfurt-i ka 50 pikë ndërsa ulet në vendin e katërt dhe përball ka pikërisht kundërshtarin me të cilin do të ndeshet në orën 14:30, në Deutsch Bank Park. Wolfsburg-u është një vend më lart Frankfurt-it me 54 pikë.

Wolfsburg-u gëzon bilanc relativisht pozitiv: pesë ndeshjet e fundit e saj përbëhen nga dy humbje e tre fitore – RB Lepizig i mposhti në tre mars me rezultatin 2 – 0; Hoffenheim, njëlloj si Leipzig, i bëri dy gola më 6 mars dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 1; në 13 mars, Wolfsburg-u shpartallon Schalke me rezultatin 5 – 0; më pas vjen fitorja kundër Werder Bremen-it me rezultatin 1 – 2 në 20 mars dhe, së fundi, fitorja kundër FC Koln më 3 prill me rezultatin 1 – 0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore