Përballje

Bundesligë 28: Bayern Munich vs Union Berlin


Java e 28 e kampionatit gjerman të Bundesligës, do të gjejë disa prej ekipeve më në fokus jo vetëm në gjermani, por në krejt Evropën.

Bayern Munich – Union Berlin është një prej tyre e cila luhet ditën e shtunë në orën 14:30, brenda Allianz Arena-s; edhe pse kampionët në fuqi nuk rrezikojnë ta lëshojnë vendin e parë (64 pikë) për momentin.

Bayern-i gëzon sukses të madh në mbarë Evropën me një vargmal fitoresh, të cilën e ka ruajtur për dy vjet. Vargmali i fitoreve u ndërpre ditën e mërkurë kundër Paris Saint-Germain, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin 2 – 3 në favor të francezëve.

Veç saj, Bayern-i ka mposhtur çdo ekip, duke ruajtur pozitën e kampionëve në Gjermani dhe në Evropë bashkë (2019/2020).

Union-i lundron në ujërat e vendit të 7 me 39 pikë dhe rekord të trazuar: më 7 mars ata barazojnë kundër Arminia Bielefeld; më 13 mars Union-i fitoi kundër FC Koln-it; më 20 mars u shpartallua nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 5 – 2 dhe më 4 prill, ata barazojnë kundër Hertha Berlin-it.

Megjithatë, Bayern pret në shtëpi (Allianz Arena) Union-in me shumë mungesa: ndër ta mbetet Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i tyre, i cili që kur u dëmtua në ndeshjen kundër Andorra-s (Botërori 2022), ende nuk ka një përgjigje konkrete se kur do të rikuperojë e kur do të jetë në gjendje të luajë sërish.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore