Përballje

Bundesliga sjell luftën për pozitën e parë mes Bayern, Dortmund e Freiburg


Në Bundesligë, ndeshjet e së shtunës do jenë interesante, ku do fillojnë në ora 15:30 me Bayern Munich dhe do përfundojnë me duelin mes RB Leipzig dhe Borussia Dortmund në 18:30.

Ndeshja e parë e ditës do luhet në ora 15:30, në Allianz Arena mes Bayern Munich dhe Freiburg.

Të dy skuadrat po kalojnë formë jashtëzakonisht të mirë, ku Bayern ka katër fitore dhe vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Ndërsa Freiburg në anën tjetër ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Momentalisht Bayern Munich radhiten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Freiburg janë në vendin e tretë me 22 pikë.

Pas përfundimit të duelit mes Bayern dhe Freiburg, do të luhen edhe tre ndeshje të tjera në ora 15:30, të cilat janë:

Bochum – Hoffenheim

Stuttgart – Arminia Bielefeld

Wolfsburg – Augsburg

Për të përmbyllur të shtunën në Bundesligë, do përkujdesen RB Leipzig me Borussia Dortmund.

Dortmund do synojnë pikët maksimale dhe pozitën e parë, pasi ka vetëm një pikë më pak se Bayern-i.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë mesatarisht të mirë, ku Dortmund ka tre fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Kurse Leipzig ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Deri më tani, Dortmund radhitet e dyta me 24 pikë, ndërsa Leipzig është në vendin e tetë me 15 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore