Sport

Bundesliga/ Ndeshjet e ditës


Bundesliga gjermane do të luajë katër ndeshje për javën e 30, ditën e martë.

Duke filluar nga ora 18:30 në “Rhein Energie Stadion” Koln-i vendas do të presë Leipzig-un. Vendasit renditen në vendin e 17 me 23 pikë, kundrejt vendit të dytë dhe 61 pikëve që kanë miqtë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Në orën 20:30, në “Schuco-Arena” Armina Bielefeld-i do të presi Schalke 04-ën, e cila zyrtarisht ka rënë nga kategoria.

Armina renditet në vendin e 15 me 27 pikë, me një pikë më shumë se vendi i 16 që të dërgon në play-off për të qëndruar ose për të rënë nga kategoria dhe katër pikë larg vendit të 18 që të rrëzon një kategori më poshtë, në mënyrë automatike.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, përfundoi me rezultatin 0-1 për Armina-n.

Në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 20:30, Bayern Munich-u do të presë Bayer Leverkusen-in. Bayern-i mban vendin e parë në Bundesligë, me 68 pikë, shtatë pikë më shumë se Leipzig-u i vendit të dytë. Leverkusen-i renditet në vendin e gjashtë me 47 pikë, gjashtë pikë larg zonës Champions.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Bayern-in.

“Commerzbank Arena” do të presë ndeshjen midis vendasve të Eintracht Frankfurt-it dhe Augsburg-ut, duke filluar nga ora 20:30.

Eintracht-i renditet në vendin e katërt në Bundesligë me 53 pikë, duke qenë ekipi i fundit nga katërshja që kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Augsburg-u renditet në vendin e 11 me 33 pikë, duke qenë në mesin e artë të tabelës.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, ka përfunduar me rezultatin 0-2 për Eintracht-in.

Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet: Borussia Dortmund – Union Berlin, Hoffenheim – Borussia Monchengladbach, Stuttgart – Wolfsburg, Werder Bremen – Mainz dhe ndeshja Hertha Berlin – Freiburg që është shtyrë për shkak të Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore