Sport

Bundesliga/ Lewandowski përballë kundërshtarit të preferuar, Wolfsburg-u kundër historisë


Një ndeshje do të luhet këtë të premte në Bundesliga-n gjermane. Bayern Munich-u do të përballet me Wolfsburg-un.

Sfida do të luhet në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 20:30. Për sulmuesin e Bayern-it, Robert Lewandowski-n, Wolfsburg-u është kundërshtari i preferuar.

Polaku u ka shënuar 23 gola në 20 perballje në kampionat. Duke përfshirë dhe pesë golëshin për nëntë minuta në shtator të vitit 2015.

Momentalisht, Bayern-i kryeson Bundesliga-n me 40 pikë. Gjashtë më pak ka Borussia Dortmund-i i vendit të dytë. Wolfsburg-u renditet në vendin e 11 me 20 pikë.

Shtatë fitore dhe një humbje numërojnë bavarezët në shtëpi. Wolfsburg-u në transfertë numëron tre fitore, tre humbje dhe një barazim.

Përballjen e fundit mes dy skuadrave e ka fituar Bayern-i me rezultatin 3-2 në transfertë. Edhe në këtë stadium, sfidën e fundit e kanë fituar bavarezët, me rezultatin 2-1.

Lewandowski do të ketë mundësinë për të parakaluar dhe një tjetër rekord të legjendës bavareze dhe gjermane, Gerd Muller-it.

Javën e kaluar, polaku barazoi 42 golat e Muller-it brenda një viti kalendarik. Madje Lewa i ka shënuar në 33 ndeshje, kundrejt 38 të gjermanit.

Bayern-i ka arritur të triumfojë në 38 nga 48 përballjet me Wolfsburg-un në Bundesliga, duke përfshirë 11 nga 12 të fundit (një barazim).

Në shtëpi, baraverzët nuk kanë humbur kurrë përballë Wolfsburg-ut. Numërojnë 22 fitore dhe dy barazime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore