Sport

Bundesliga/ Hertha ‘surprizon’ Dortmund-in


Ka përfunduar ndeshja e fundit e të shtunës në Bundesliga-n gjermane. Hertha Berlin-it ka arritur të triumfojë në “Olimpistadion” përballë Borussia Dortmund-it me shifrat 3-2.

Kryeqytetasit fituan takimin me përmbysje, pasi ishin verdhezinjtë që do të shënonin të parët në këtë takim.

Julian Brandt-i shënoi golin e parë të takimit në minutën e 31. Ndërkohë, në minutën e 18, VAR-i kishte anuluar një gol të vendasve.

Në pjesën e dytë, vendasit do të shënonin tre herë radhazi. Në të 51 minutë, shënoi algjeriani Ishak Belfodil-i.  Më pas do të vinin dy golat e Marco Richter-it. 24-vjeçari shënoi në minutat 57 dhe 69.

Golin e fundit të takimit do e shënonin miqtë me anë të 23-vjeçarit, Steffen Tigges-it, në minutën e 83.

Me rezultatin e arritur, Dortmund-i qëndron në vendin e dytë me 34 pikë. Nëntë pikë më shumë ka Bayern Munich-u i vendit të parë. Hertha shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e 11.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore