Sport

Bundesliga: Bayern ngec në shtëpi, Wolfsburg vijon të surprizojë


Bundesliga gjermane ka zhvilluar katër ndeshjet e para të raundit të 17-të të saj këtë të martë në mbrëmje. Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Koln-it. Ndërsa, Wolfsburg “shpartalloi” Hertha-n me shifrat 5-0.

Në takimet e tjera Hoffenheim barazoi 2-2 me Stuttgart. Më hëret u zhvillua takimi mes Schalke 04 dhe Leipzig, një ndeshje që përfundoi me rezultatin tenistik 1-6.

Në “Allianz Arena”, Bayern nuk mundi të fitonte përballë një kundërshtari jo shumë të fortë në letër si Koln. Ishin miqtë që do të realizonin të parët golin e avantazhit në minutën e katërt me anë të Ellyes Skhiri.

Përgjigjja e bavarezëve do të vinte vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt të takimit kur Joshua Kimmich barazoi shifrat në 1-1.

Ky është barazimi i gjashtë i Bayern-it për këtë sezon në këto 17-të javë të luajtura. Gjithashtu numërojnë 10 fitore dhe një barazim.

Në “Olympiastadion”, Hertha vendase u mund me rezultatin e thellë nga Wolsfburg. Miqtë pasi shpartalluan 6-0 Freiburg-un tre ditë më parë, këtë të martë arritën të shënonin pesë gola ndaj skuadrës nga Berlini.

Golat e skuadrës mike u shënuan nga Mattias Svanberg, Maximilian Arnold, Jonas Wind, Ridle Baku dhe Omar Marmoush.

“PreZero Arena” pa një ndeshje të luftuar deri në fund mes Hoffenheim dhe Stuttgart-it. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Andrej Kramaric. Serhou Guirassy dhe Wataru Endo përmbysën rezultatin në favor të miqëve, përpara se kroati, Kramaric të barazonte ndeshjen në sekondat e fundit të saj.

Në ndeshjen e luajtur më herët në “VELTINS-Arena”, Leipzig arriti një fitore bindëse ndaj Schalke-s falë golave të Andre Silva (dy), Benjamin Henrichs, Timo Werner, Dani Olmo dhe Yussuf Poulsen. Soichiro Kozuki realizoi golin e vetëm të vendasve.

Renditja e Bundesliga:

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e tjera të raundit të 17-të në Bundesliga:

Mainz – Borussia Dortmund

Bayer Leverkusen – Bochum

Augsburg – Borussia Monchengladbach

Freiburg – Eintracht Frankfurt

Werder Bremen – Union Berlin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore