Sport

Bundesliga/ Bayern Munich-u dhe Stuttgart-i hapin javën e 16


Bundesliga gjermane do të çel javën e 16 këtë të martë. Sfida mes Bayern Munich-ut dhe Stuttgart-it do të jetë e para për këtë javë.

Gjithashtu këtë të martë do të luhen edhe tre ndeshje të tjera në Bundesliga. Sfida e parë do të luhet nga ora 18:30 dhe të tjerat nga ora 20:30.

“Mercedes Benz Arena” do të presë takimin e parë të kësaj të marte. Stuttgart-i vendas përballet me Bayern-in.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann-i renditet e para në Bundesliga me 37 pikë. Vendasit kanë 17 pikë dhe renditen në vendin e 15.

Përballjen e fundit mes tyre e ka fituar Bayern-i me rezultatin 4-0.  Në këtë stadium, Bayern-i ka fituar përsëri ndeshjen e fundit, por me rezultatin 3-1.

Në “Opel Arena”, vendasit e Mainz-it do të përballen me Hertha-n. 21 pikë dhe vendi i tetë në renditje për Mainz-in. 18 pikë dhe vendi i 14 në renditje për miqtë nga kryeqyteti.

Sfida e fundit mes dy skuadrave ka qenë pikërisht në këtë stadium. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

“Schuco-Arena” do të presë takimin mes Armina Bielefeld-it dhe Bochum-it. Miqtë e Bochum-it gjenden më lartë në renditje se vendasit.

20 pikë dhe vendi i 10 në renditje për Bochum-in, ku aktivizohet shqiptari Elivs Rexhbecaj. Për vendasit janë 10 pikë dhe vendi i parafundit në renditje.

Sfida e fundit mes dy skuadra është luajtur sezonin e kaluar. Po në këtë stadium, ishte Armina që triumfonte me rezultatin 2-0.

“Volkswagen Arena” do të mirëpresë takimin mes Wolfsburg-ut vendas dhe Koln-it. Të dy ekipet qëndrojnë poshtë mesit të tabelës.

Përkatësisht, vendasit kanë 20 pikë dhe gjenden të 11-ët në renditje. Miqtë kanë 19 pikë dhe renditen të 12-ët.

Sfida e fundit mes dy skuadrave, e luajtur në këtë stadium, u fitua nga vendasit me rezultatin 1-0.

Të mërkurën do të luhen ndeshjet:

Borussia Monchengladbach – Eintracht Frankfurt

Borussia Dortmund – Greuther Furth

Augsburg – Leipzig

Bayer Leverkusen – Hoffenheim

Union Berlin – Freiburg

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore