Përballje

Bundesliga 28: Schalke vs Augsburg


Bundelsiga vijon kalendarin e kampionatit të saj me dy ndeshje: Schalke – Augsburg dhe FC Koln – mainz. Bëhet fjalë për javën e 28 të kampionatit gjerman, në të cilën Schalke do të presë Augsburg-un mesditën e diel (11 prill), në stadiumin Vertins.

Në 10 takimet e fundit mbi fushën e blertë, sipas flashscore.com, Schalke nuk ka asnjë fitore. Në fakt, dritarja e saj është e mbushur me barazime dhe humbje.

Schalke pozicionohet në vendin e 18 të renditjes gjermane, me vetëm 10 pikë.

Ndërkohë kundërshtarët e tyre, kanë një rekord më pozitiv: në 10 ndeshjet e fundit si brenda Gjermanisë ashtu edhe jashtë, Augsburg-u ka pesë fitore, pesë humbje dhe një barazim, e kështu renditet në vend të 11 me 32 pikë.

Sa i përket një raporti kokë-më-kokë midis tyre, duke u nisur që nga 2010 e deri në takimin e tyre të fundit në 2020, Schalke e ka dominuar shumë herë më shumë Augsburg-un se sa e kundërta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore