Lajme

Bum të ardhurash në kasafortën e grupit Måneskin


Për Måneskin, viti 2021 ka qenë vit magjik. Nga të gjitha këndvështrimet.

Përfshirë këtu edhe xhiron mbi dy milionë euro me kompaninë e tyre të prodhimit muzikor Maneskin Empire me një fitim prej 210 mijë euro.

Në llogarinë e tyre bankare, ata kanë një gjendje prej 3.5 milionë euro.

Këto shifra japin një ide të progresit dhe të asaj se si do të jetë viti 2022 kur të kapitalizojnë në bilanc një pjesë të mirë të të ardhurave të vitit 2021, viti i fitores në Sanremo dhe në Eurovision.

Grupi ka mbi katër miliardë transmetime në të gjitha platformat digjitale, gjashtë disqe diamanti, 133 platin, 34 ari dhe 40 milionë kopje të shitura.

Organizimi i biznesit dhe llogaritja e të ardhurave realizohen nga një menaxher dhe i ati i një prej anëtarëve të grupit.

Në thelb, kjo është struktura e shkathët ekonomike dhe e marketingut që ushqen dhe kanalizon suksesin e madh artistik të kuartetit.

Talenti, pasioni dhe lavdia janë prerogativa e Victoria De Angelis, Damiano David, Ethan Torchio dhe Thomas Raggi, të cilët i janë besuar menaxherit të rekordeve, Fabrizio Ferraguzzo.

Por dividentët menaxhohen nga një zotëri 59-vjeçar, Alessandro De Angelis, babai i Victoria-s, i cili është gjithashtu pronar i domenit të internetit “maneskin.it”.

Atij dhe vetëm atij me kompetenca të plota, katër anëtarët e grupit i kanë besuar Perandorinë Maneskin, kasafortën e tyre, ku kanë nga 25 për qind secili.

Qarkullimi ka qenë 577 mijë euro në vitin 2019, ka rënë në 20 mijë euro në vitin 2020, për shkak të COVID-it, dhe tani ka shkuar në 2.1 milionë euro.

Dy zërat kryesorë në front janë kontratat, të cilat lidhen me tregtimin dhe shërbimet e menaxhimit të ofruara për kompaninë.

Nuk ka punonjës, De Angelis bën gjithçka dhe e bën falas: asnjë shpërblim për administratorin.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore