Lajme

Bullgaria do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE


Ilustrim

Bullgaria ka përgëzuar hapin e parë të Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian – dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Union.

Për Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Sofja zyrtare, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dëshmon synimin e qartë për të vazhduar programin reformues të BE-së”, thuhet në një njoftim i lëshuar nga MPJ-ja bullgare.

Ndryshe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërsa një ditë më vonë, shefi i ekzekutivit kosovar dorëzoi dokumentacionin përkatës Presidencës Çeke të BE-së për anëtarësim në Union.

Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’u konsideruar për anëtar në BE?

Para se gjithash, normalizimin e raporteve me Serbinë, diçka që zyrtarëve të Kosovës u ritheksohet sa herë të udhëtojnë për në Bruksel. Kjo është çështja më problematike. Pjesë tjetër e rëndësishme është bindja e pesë shteteve anëtare nga 27 gjithsejtë që nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur. Madje edhe BE-ja ka status neutral, duke iu referuar Kosovës me fusnotë.

Gjithsesi, edhe sikur këto probleme të mos ekzistonin fare, datë e caktuar nuk ekziston për asnjë kandidat, pasi procesi në fjalë përparon varësisht nga aftësia e kandidatit/shtetit për t’i përmbyllur kapitujt të kërkuara nga Unioni.

Procesi në vetvete është tejet kompleks dhe me vite i gjatë, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilin BE-ja parasheh një proces të veçantë.

Marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillohen brenda një kuadri të veçantë të njohur si procesi i Stabilizim-Asocimit – marrëveshja e vetme e Kosovës me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në Union.

Aplikimi për anëtarësim në BE fillon zyrtarisht kur vendi aspirant dorëzon aplikimin për anëtarësim Presidencës së BE-së.

Komisioni Evropian ofron një opinion formal Avis për vendin i cili aplikon, duke rekomanduar dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Pasi Këshilli, në unanimitet bie dakord mbi një mandat negociues, bisedimet midis vendit kandidatit dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së mund të hapen formalisht.

Por, para se të fillojnë negociatat, kandidati në këtë rast shteti aplikues duhet të plotësojë kriteret e aderimit në BE.

“Kriteret e Kopenhagenit”, kërkojnë që vendi kandidat të ketë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e

minoriteteve.

Një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut që veprojnë brenda Bashkimit Evropian.

Aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në mënyrë të veçantë objektivat politike, ekonomik dhe të bashkimit monetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore