Përballje

Bucks ngushtojnë epërsinë ndaj Suns, shkëlqen Antetokounmpo


Milwaukee Bucks ka ngushtuar serinë e ndeshjeve finale në NBA ndaj Phoenix Suns në 2:1, duke fituar në ndeshjen e tretë me rezultat 120:100.

Seria më e mirë e Bucks, ishte në periodën e dytë të cilën e mbyllën me 12 pikë epërsi, 37:25, rezultat ky i cili edhe përcaktoi fatin e ndeshjes, pasi që dy periodat e ardhshme ishin me rezultat të ngushtë.

Perioda e tretë, ishte në epërsi të Bucks 38:31, derisa të katërtën e humbën me shifrat 22:24, për rezultatin përfundimtar 120:100.

I papërmbajtshëm në këtë sfidë ishte Giannis Antetokounmpo, i cili shënoi 41 pikë, 13 kërcime dhe 6 asistime.

Përveç Antetokounmpo-s, për Milwaukee u paraqitën mirë në këtë duel edhe Jrue Holiday i cili realizoi 21 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime, si dhe Khris Middelton që shënoi 18 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Ndërsa, për skuadrën e Phoenix Suns, nuk shfaqi versionin e saj më të mirë treshja Davon Booker, Chris Paul, DeAndre Ayton.

Davon Booker e mbylli ndeshjen me vetëm 10 pikë, derisa Chris Paul dhe DeAndre Ayton realizuan 19 respektivisht 18 pikë.

Ndeshja e katërt finale do të zhvillohet në Milwaukke të enjten në ora 03:00, me skuadrën vendase që do të jetë e favorizuar pasi deri tani diferencën në serinë mes tyre e ka bërë palestra vendase.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore