Sport

Bruno Fernandes zgjat kontratën me Manchester United deri në vitin 2026


Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka nënshkruar një vazhdim të kontratës me klubin edhe për një vit.

27-vjeçari, i cili u bashkua me djajtë e kuq në janar të vitit 2020 për një vlerë fillestare prej 47 milion funtash, tani është nën kontratë deri në vitin 2026 dhe kjo marrëveshje e re përfshin një opsion për një zgjatje të mëtejshme njëvjeçare.

Fernandes ka shënuar 49 gola në 117 ndeshje në të gjitha garat për United.

“Ka shumë më tepër që dua të arrij këtu, dhe kështu ndihen edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit”, tha ai.

“Më shumë se çdo gjë, ne duam t’u japim tifozëve suksesin që meritojnë”, shtoi Fernandes, i cili ka kontribuar me 39 asistime.

“Ne kemi ndarë disa momente të shkëlqyera, por më e mira nuk ka ardhur ende nga unë dhe ky ekip”.

Drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough tha se Fernandes ishte “shumë profesionist” dhe lavdëroi portugezin për performancën “në mënyrë të jashtëzakonshme” që nga ardhja e tij.

“Bruno, si të gjithë në klubin e futbollit, mbetet jashtëzakonisht ambicioz dhe i vendosur për të dhënë sukses të qëndrueshëm në fushë për të na kthyer në sfidat për tituj”, shtoi Murtough.

Fernandes u konsiderua një nënshkrim kyç pas mbërritjes dhe fitoi çmimin Matt Busby Lojtari i Vitit të klubit, pavarësisht se u bashkua vetëm në mes të sezonit.

Asnjë lojtar nuk ka krijuar më shumë gola për klubin që kur u bashkua me klubin dhe ai ishte golashënuesi më i mirë i klubit me 28 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Megjithatë, forma e tij këtë sezon ka tërhequr disa shqyrtime dhe United ka rënë në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League në një sezon të turbullt që ka parë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar dhe Ralf Rangnick të marrë drejtimin si trajner i përkohshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore