Bruksel: Ende nuk ka takim të përbashkët mes delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit

SHFLETO

Ilustrim

 

Ridvan Emini
16.11.2021 19:14
Loading Icons...

Deri në ora 17:00 nuk ka pasur takim mes delegacionit të Kosovë dhe atij të Serbisë në Bruksel.

Të dy delegacionet janë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, por ende nuk ka pasur takim të përbashkët, thonë mediat serbe.

Ndërsa të dy delegacionet kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas pauzës pas takimeve të dy delegacionet janë rikthyer në ndërtesën e EEAS rreth orës 17:00, ku ende pritet vendimi për një takim të mundshëm të përbashkët trepalësh.

Thuhet se delegacioni nga Beogradi në takim me Lajçak edhe një herë ka iniciuar diskutimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin BE-ja e kishte paralajmëruar në takimin e fundit më 30 shtator në Bruksel.

Lidhur me këtë çështje ende nuk dihet se çfarë qëndrimi ka mbajtur delegacioni nga Kosova për këtë çështje dhe se a është diskutuar kjo çështje në takim me Lajçak.