Sport

Brooklyn Nets: Jemi optimistë se Durant do të kthehet brenda katër javëve


Lëndimi i Kevin Durant përballë New Orleans Pelicans ka rezultuar të jetë më i lehtë se siç dukej.

Durant u lëndua në çerekun e parë kundër Pelicans pasi Bruce Brown u rrëzua në gjurin e tij të majtë, në një përballje me Herbert Jones.

Ylli i Brooklyn Nets provoi të vazhdoi ndeshjen, por përfundoi duke u larguar në dhomat e zhveshjes.

Momenti pas lëndimit të Kevin Durant

Gazetari i lidhur me NBA, Adrian Wojnarowski ka nxerrur deklaratën e NBA që thotë se ai është diagnostifikuar me një ndrydhje në gjurin e majtë.

“Pas një MRI këtë mëngjes, Kevin Durant u diagnostikua me një ndrydhje të kolateralit medial të gjurit të majtë. Lëndimi ndodhi gjatë çerekut të dytë të ndeshjes të së shtunës kundër New Orleans. Durant pritet të kthehet pas një periudhe rehabilitimi. Përditësimet në lidhje me kthimin e tij do të sigurohen sipas rastit”, është shkruar në deklaratën e Nets.

Deklarata e Brooklyn Nets

Gazetari tjetër Shams Charania tha se ekipi i Brooklyn Nets janë optimist se Durant do jetë i gatshëm të kthehet për katër deri në gjashtë javë.

Pavarësisht mungesës së Durant, Nets me James Harden si lider, arritën të mposhtin New Orleans Pelicans me rezultat 120:105.

 

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore