Përballje

Broja shënon përsëri dhe arrin rekorde në Premier Leauge


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është njeriu i momentit te skuadra angleze, Southampton.

Shtatlarti kuqezi gjeti përsëri rrugën e rrjetës, në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:1 ndaj Brentford-it, ndeshje kjo e vlefshme e xhiros së 18-të të Premier Leauge-s angleze.

Broja këtë herë gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur, i cili vrapoi me topin nga gjysma e fushës për të dal i vetëm me portierin Fernadez dhe për ta mposhtur për rezultatin 3:1.

Dy golat e tjerë në pjesën e parë për Southampton-in u realizuan nga Bednarek në minutën e pestë dhe tjetri ishte autogol i Fernandez, kurse për Brentford-in shënoi gjermani Janelt.

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar në 4:1, e vulosi Che Adams në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit shqiptar në Premier Leauge, i cili me këtë gol arriti dy rekorde në elitën e futbollit anglez.

Bomberi kuqezi bëhet futbollisti më i ri (20 vjet e 123 ditë) në historinë e Premier Leauge-s, i cili realizon në katër ndeshjet e para në shtëpi.

Gjithashtu ai bëhet futbollisti më i ri në këtë sezon të Premier Leauge-s, i cili shënon pesë gola.

Kujtjojmë që Broja është i huazuar te skuadra e Southampton-it, kartonin e të cilit e zotëron klubi i Chelsea-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore