Sport

Broja pëson dëmtim të rëndë, mund ta humbas sezonin


Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, ka pësuar në dëmtim në gju që mund ta lërë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të sezonit.

Bomberi i Shqipërisë u lëndua në ndeshjen miqësore që aktualisht Chelsea është duke e zhvilluar ndaj Aston Villa-s në Abu Dhabi.

Broja e nisi këtë lojë nga fillimi, ku partner në sulm pati Pierre-Emerick Aubameyang, por mbeti në tokë pas një përplasjeje me Ezri Konsa.

Ai qëndroi në tokë për disa minuta, derisa u desh ndërhyrja e barelave për ta larguar atë.

Blutë humbën 1-0 kur Broja kontestoi një top në zonën e Vilës, por menjëherë ra në tokë dhe qëndroi poshtë për disa minuta përpara se të largohej me barelë.

Nuk dihet ende se sa do të ndikojë ky lëndim i Brojës, por gjuri mund të jetë një rrezik rikuperimi për të.

Kujtojmë që Broja ishte një futbollist i kërkuar në afatin kalimtar të dimrit, pasi shumë klube ishin vënë pas tij, në krye me Milan-in.

Tani mbetet të qartësohet e ardhmja e 21-vjeçarit, pasi të kuptohet shkala e dëmtimit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore