Brnabiç sqaron një nga “vendimet e vështira” të Serbisë

SHFLETO

Ana Brnabiç

 

Armat Matoshi
07.10.2022 15:27
Loading Icons...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë së premtes, foli për disa “vendime të vështira” me të cilat do të përballet Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, si pasojë e ndaljes së importit të naftës nga Rusia.

Kjo do të thotë që Serbia do të detyrohet të importoj naftë nga Janafi (Gazsjellesit Adriatik), e cila është me bazë në Kroaci.

Për shefen e qeverisë serbe, kjo gjë po përdoret nga shteti kroat për qëllime politike.

“Është e qartë se Kroacia është e gatshme të përdorë atë tubacion nafte për qëllime politike”, ka deklaruar ajo, transmeton mediumi serb “N1”.

“Ne u sollëm si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm, por është e qartë se Kroacia dëshiron të përdorë pozicionin e saj, të ndikojë politikisht në Serbi. Kjo është e papranueshme”, tha mes tjerash ajo.

E sipas saj, problemi nuk është qe Serbisa s’mund të marrë naftën ruse, por janë qytetarët serbë ata që do ti vuajnë pasojat.

“Nëse nuk mund ta përdorim naftën ruse, do të thotë se do të paguajmë të paktën 20 për qind më shumë për të, që janë qindra milionë euro nga xhepat e qytetarëve serbë”.

Ndryshe, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se problemi i fundit i Serbisë është furnizimi me energji.

“Le t’i vendosim gjërat në tavolinë ashtu siç janë. Së bashku, Bashkimi Evropian, jo Kroacia, miratuan një paketë sanksionesh kundër Rusisë. Serbia nuk ka dëshmuar në asnjë mënyrë se ka ndonjë kërcënim energjetik, se importi i naftës ruse është problemi i fundit e tyre”, ka thënë Plenkoviç, transmeton mediumi kroat “Jutarnji”.

Kreu i ekzekutivit kroat, ka theksuar se Serbia mund të importojë naftë, përveç naftës ruse.

“Nëse Serbia mund të marrë naftë, por jo ruse, atëherë cili është problemi? Nuk ka problem. Janaf është këtu, Krk është këtu, Kroacia është këtu”, shtoi ai.