Lajme

Brnabiç: “Raporti i KE-së për Serbinë tejet pozitiv, përveç pjesës së Kosovës”


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnaniç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se “pjesërisht nuk është dakord” me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejtë procesit të integrimeve evropiane në vitin 2021, për pjesën që ka të bëjë me Kosovën.

Ajo, sa i përket shtetit të Serbisë nuk sheh asnjë faj të vetëm, derisa bën me gisht kah Kosova.

“Prishtina tani haptazi thotë se kurrë nuk do t’i implementojë marrëveshjet e Brukselit. Tani duhet që kjo gjë të kualifikohet ndryshe, nëse keni dhënë kualifikimin e njëjtë për nëntë vite me rradhë”, deklaroi kryeministrja serbe.

“Është e padrejtë të bëni thirrje për të dyja vendet të implementojnë marrëveshjet, nëse në njërën anë Beogradi i ka përmbushur të gjitha obligimet, dhe pala tjetër nuk bën asgjë”.

“Nuk ka Asociacion të Komunave, ajo është nënshkruan para 9 vitesh, ajo është edhe skeletura e marrëveshjeve të Brukselit”, u arsyetua Ana Brnabiç/

“Duhet të thoni gjëra tjera në raportin e progresit edhe për Beogradin edhe për Prishtinën”, deklaroi ajo, transmeton agjenisa e lajmeve Beta.

Ajo për gjëra të tjera, raportin e KE-së për Serbinë e quajti “tejet pozitiv”, dhe përparim nga ai i vitit 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore